Flash

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Kalaja: Votat kundër meje tregojnë frikën e Ramës

Lapsi.al 12 December 2025
Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Kalaja: Votat kundër meje tregojnë

Mbrëmjen e djeshme Kuvendi zgjodhi Endri Shabanin si Avokati i ri i Popullit.

Adriana Kalaja, kandidatja që siguroi më shumë vota nga PD, ka reaguar me një status në rrjetet sociale, ku shkruan se kontributi i saj u shkel si nga PD ashtu edhe nga kreu Sali Berisha.

Faktin që kryeministri shkoi dje në seancê për votimin, Kalaja tha se ishte për shkak se “kishte frikë mos rridhte një votë” në favor të saj.

“Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve”, shkruan ajo.

Reagimi i plotë:

Fitorja ime e rradhës……

Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës.

Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani.

Ironia e fatit është se janë po kaq vota, sa u zgjodh ushtarja e Ulsiut Arta Marku, Prokurore e Pushtetit të Padrejtësisë.

Ndërkohë, dua të shpreh gjithë mirënjohjen time të pafundme, për mbështetjen e jashtëzakonshme të Popullit. i cili me “referendum” më zgjodhi Avokat të Tij.

Me gjithë se sot jam jashtë funksioneve të mia në PD, zotohem se do vijoj të jem Avokat I Popullit dhe se do e çoj deri në fund betejën time ndaj narko regjimit.

PS: Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ...

07:15

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI