Flash

Huijsen i zhveshur para një llampe të çuditshme në dhomën e tij: për çfarë shërben

Lapsi.al 12 December 2025
Huijsen i zhveshur para një llampe të çuditshme në

Dean Huijsen është gati të rikthehet te Real Madrid pas më shumë se 15 ditësh mungesë për shkak dëmtimi, pasi kishte luajtur titullar – dhe shumë mirë – në fillim të këtij sezoni, për të, i pari me fanellën merengue pas transferimit veror nga Bournemouth (58 milionë çmimi i kartonit, shumë më tepër krahasuar me 15 milionët e paguara nga anglezët Juventusit një vit më parë). Mbrojtësi 20-vjeçar i kombëtares spanjolle mund të rikthehet në fushë nga Xabi Alonso, që po lëkundet, që në fundjavën e ardhshme në ndeshjen fondamentale kundër Alavesit. Ndërkohë babai i futbollistit ka publikuar një foto që tregon Huijsen në sallonin e shtëpisë së tij, krejtësisht lakuriq me vetëm një peshqir mbi pjesën intime, përballë një lampe të çuditshme me formë rrethore. Ekspozimi është pjesë e trajtimit për rikuperimin e tij fizik.

Për çfarë shërben llampa e përdorur nga Dean Huijsen

Bëhet fjalë për një pajisje bio-optimizimi që përmes dritës infra të kuqe stimulon funksionin mitokondrial dhe prodhimin e ATP (adenozinë trifosfat, molekula që transporton energji në qeliza), ul inflamacionin, lodhjen dhe dhimbjen muskulore. Për më tepër rregullon gjumin, humorin dhe ritmin cirkadian. Lampa është pra veçanërisht e përshtatshme për sesione rikuperimi, por edhe për të favorizuar përqendrimin dhe pushimin: çmimi i saj është rreth 1000 euro.

“Bëhet fjalë për një teknikë terapeutike jo-invazive që përdor dritën me gjatësi vale të ndryshme për të stimuluar qelizat dhe për të favorizuar rigjenerimin e tyre në inde”, ka shpjeguar Luis Fernandez Rosa, profesor i kursit të Fizioterapisë pranë Universitetit CEU San Pablo në Madrid.

Huijsen

Fotobiomodulimi është një teknologji e studiuar prej vitesh, e përdorur në kontekste mjekësore për inflamacion, plagë dhe rikuperim muskulor. Është e mbështetur nga studime të konsoliduara, që tregojnë ulje të dhimbjes muskulore pas stërvitjes dhe të inflamacionit. PBM përdoret nga atletë si Cristiano Ronaldo apo edhe në çiklizmin profesionist. Natyrisht nuk është një kurë mrekullie: funksionon si plotësim, nuk zëvendëson trajtimet mjekësore.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI