Flash

Arrestimi i "ushtarëve" të Ervis Martinajt, ja çfarë iu sekuestrua

Lapsi.al 12 December 2025
Arrestimi i "ushtarëve" të Ervis Martinajt, ja

Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e Alket Xhixhës dhe Elvin Mërlikës, dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur më parë në kërkim nga SPAK. Sipas njoftimit, të dy të arrestuarit u kapën të armatosur me armë zjarri, duke përfshirë pistoleta dhe armë gjahu.

Si provë materiale, policia sekuestroii dy pistoleta, dy armë gjahu, dy radio të ngjashme me ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur për të dy masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

NJOTIMI:

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.

Kapen në një terren të vështirë dhe vihen në pranga dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin së shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.

Gjatë operacionit me shkallë të lartë rrezikshmërie, në një terren të vështirë në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:

A. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe

E. M., 47 vjeç, banues në Mamurras, të shpallur në kërkim, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”;

“Grup i strukturuar kriminal”;

“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje.

Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.

Vazhdon puna për dokumentimin dhe gjetjen e provave të tjera

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ...

07:15

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI