Flash

Vendet e lira të punës, në BE dominojnë menaxherët

Lapsi.al 11 December 2025
Vendet e lira të punës, në BE dominojnë menaxherët

Ekonomia e vendit tonë gjeneron punë krahu të lirë, ndërsa në Bashkimin Europian “Menaxherët e shitjeve, marketingut dhe zhvillimit” regjistruan shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës (8.4%), përpara “Punëtorëve të prodhimit” dhe “Punëtorëve të tjerë mbështetës të zyrës” (të dy 7.3%), sipas të dhënave të Eurostat.

Sipas të dhënave të kombëtare nga Agjencia e Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në vitin 2024 mbi 27% e vendeve të lira të punës ishin për profesione elementare. Sipas nomenklaturës së profesioneve në këtë grup përfshihen pastrues, persona që shesin dere më derë ose në rrugë dhe disa profesione që përdorin më së shumti forcën fizike në vend të makinerive. Zakonisht profesionet elementare nuk kërkohet të kenë përvojë.

Në vendet e BE sipas Eurostat, pas menaxherëve dhe punonjësve të fabrikave, kategoritë e tjera “Punëtorë të tjerë të shitjeve” (6.1%) dhe “Profesionistëve të asociuar artistikë, kulturorë dhe të kuzhinës” (6.0%) plotësojnë 5 profesionet kryesore me shkallët më të larta të vendeve të lira të punës.

Në Shqipëri sipas të dhënave të brendshme kategoritë profesionale më të kërkuara nga tregu, referuar të dhënave të administruara nga AKPA, për vitin 2024 ishin profesionet elementare me 27%, zejtarët dhe zanatçinjtë 23 për qind edhe kjo kategori përdor forcën fizike, por edhe vegla dhe makineri, punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve si edhe punonjësit e industrisë përkatësisht me 18.9% dhe 11.7%.

Eurostat vuri në dukje se mungesa e fuqisë punëtore është ndër sfidat kryesore me të cilat përballet industria e BE-së: “Evropa është afër punësimit të plotë. Në vend të miliona njerëzve që kërkojnë punë, miliona vende pune kërkojnë njerëz. Mungesa e fuqisë punëtore dhe e aftësive po arrin nivele rekord – si këtu ashtu edhe në të gjitha ekonomitë kryesore”

Rritja e vendeve të lira të punës në Europë shtyn edhe me tej emigracionin e organizuar nga Shqipëria drejt saj ashtu siç edhe po ndodh. Të rinjtë shqiptare që në fëmijëri po shkollohen dhe po formohem për tregjet globale të punës për shkak se modeli ekonomik në vendin tonë nuk po ofron mundësi që ti mbajë ata me punë dinjitoze.

Sipas Eurostat në vendet e BE-së disa profesione, të tilla si punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe mësuesit, pavarësisht në nuk shfaqen në tabelën e vendeve të lira të punës po përballen edhe me vështirësi në rekrutim./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të ...

07:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI