Flash

Luis Enrique e kundërshtarët e PSG në Champions: “Një ditë duhet të trukojmë shortin”

Lapsi.al 11 December 2025
Luis Enrique e kundërshtarët e PSG në Champions: “Një
“Një ditë duhet të trukojmë shortin”. Është fraza që Luis Enrique lë pezull pas barazimit 0-0 të Paris Saint-Germain në Bilbao në ditën e gjashtë të Champions League. Me pikë, skuadra e tij do të kishte merituar fitoren por mes të thënit dhe të bërit qëndruan pritjet e Unai Simon, i cili shpëtoi gjithçka që mundi (madje edhe më shumë). Trajneri katalanas e dinte se ndeshja kundër baskëve do të ishte shumë e vështirë edhe për shkak të atmosferës, por në rrugën që e çon (ose duhet ta çojë…) kampionët në fuqi të Europës drejt kualifikimit direkt për në 1/8, ka edhe një tjetër kundërshtar të fortë i ardhur nga vazoja e katërt, për t’u përballur në transfertë: Newcastle.

Trajneri ironizon shortin e pafat të PSG

Mjafton kaq që tekniku të ngacmojë ironinë për “skuadrat e lehta” që janë bashkuar në rrugën e francezëve, të cilët në renditje janë në kuotën 13 pikë (vendi i tretë) dhe me kualifikimin thuajse në xhep. Në San Mamés PSG rrezikoi të binte në një kurth dhe pika e marrë aty vlen ar. “Na bënë të vuajmë në 10 minutat e fundit – shtoi trajneri. – Por ua kisha thënë lojtarëve të mi: nëse hyjmë në fushë pa përqendrim, do të na rrëzojnë. Luajtëm në një stadium mbresëlënës, fatmirësisht e përballuam presionin dhe mendoj se e merituam të fitonim.” Mbyllja i dedikohet shakasë për mundësinë që në të ardhmen të “bëjnë diçka”, të adoptojnë ndonjë hile që në urnat e shortit të bien skuadra të ndryshme nga ato të vazos së katërt: “Mungojnë edhe dy ndeshje deri në fund të grupit – tha Luis Enrique – dhe këto janë skuadrat ‘e lehta’ të grupit tonë, ato të vazos së katërt… Mirë… nëse është kështu, besoj se një ditë duhet të manipulojmë shortin, që të kemi një skuadër tjetër përballë.”

“Kërcënimi” për Unai Simon, që i mbylli portën

Unai Simon është portieri i përfaqësueses spanjolle që Luis Enrique e njeh shumë mirë dhe ndaj të cilit ka pasur gjithmonë shumë vlerësim. Mbrëmjen e së mërkurës ai e bëri të “pendohej” (në mënyrë ironike) që e kishte grumbulluar te “Furitë e Kuqe”. “Kam shumë simpati për Unai. Kam marrë shumë kritika për të, por e kam bërë titullar. E meriton. Është një djalë i jashtëzakonshëm dhe një lojtar spektakolar. Mund të luajë për çdo skuadër në botë. Do të dish çfarë i thashë? Nuk do të kthehesh më në skuadër me mua… Jam shumë i lumtur për të, por edhe i trishtuar sepse mendoj se e merituam të fitonim ndeshjen.”

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI