Flash

Berisha: Rama në grahmat e fundit, prandaj përmbysi gjithçka për Endri Shabanin

Lapsi.al 11 December 2025
Berisha: Rama në grahmat e fundit, prandaj përmbysi gjithçka

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama është në ditët e fundit të pushtetit, prandaj përmbysi gjithçka për Endri Shabanin. Gjatë një prononcimi për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se deputetët e opozitës kanë tërhequr firmat me shkresë.

Ndërsa shtoi se ato firma u dhanë për shkak të koalicionit që u krijua. Berisha tha se ishin 27 persona, nga të cilat PD do mbështeste 6 persona, ku i pari do të ishte pari Besim Ndregjoni, së dyti Adriana Kalaja e të tjerë me rradhë.

"Absolutisht, jo. Ky është një interpretim shumë i pasaktë. Aty kanë qenë, sa për dijeni, 27 kandidatura. Nuk do të thotë fare se ato ishin një marrëveshje. Ajo ishte një mbështetje për t’u paraqitur në garë. Për t’u seleksionuar. Aty ishin 27 persona, nga të cilat PD do mbështeste 6 persona, më së pari Besim Ndregjoni, së dyti Adriana Kalanë, dhe katër të tjerë. Ne e kemi bërë publike këtë, i kemi bërë të qartë edhe palës socialiste, por Edi Rama personalisht, i cili është në grahmat e fundit të pushtetit të tij, përmbysi gjithçka dhe tha, o Shabani, o nuk ka.

Kjo është e vërteta. Këtë qëndrim e përcaktoi në mënyrë të prerë Edi Rama. Për dijeninë tuaj. Deputetët tanë kanë tërhequr firmat me shkresë. Është praktika më e zakonshme të tërheqësh firmat. Tani, thashë, edhe mund të mos e firmosnin, por tani edhe njëherë, mos u përpiqni të mbuloni... Ato vota, ato firma u dhanë për shkak të atij koalicioni që u krijua. Tani kur u analizua këmbë e krye i lidhur me Edi Ramën. Këtë nuk e themi vetëm ne, ia kanë thënë edhe të tjerët Edi Ramës. Ne do marrim vendimet tona politikë, nuk ka," tha Berisha

Të këshilluara

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

Ish-ministri i mjedisit, Lefer Koka është liruar nga burgu pas 4 vjetësh i arrestuar per aferen e inceneratorëve. Gjykata e Posaçme ka shuar masën e sigurisë...

11:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI