Flash

Zgjedhja e Brahos, një teatër mediokër

Lapsi.al 11 December 2025
Zgjedhja e Brahos, një teatër mediokër

Duke qenë se emri i kreut të ri të SPAK, ishte vendosur jashtë asaj salle ku të katër kandidatët paraqitën platformat dhe iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të KLP-së, interesi i seancës së zhvilluar këtë të enjte, më shumë sesa tek fituesi ishte i fokusuar tek cilësia e procesit. Duhet thënë pa frikë se ishte një zhgënjim. Një banalietet kënvdvështrimesh për çfarë është bërë deri më tani, një mungesë vizioni se si duhet vijuar nesër, një mospërballje gati e verbër me polemikat që ekzistenca e prokurorisë speciale ka shkaktuar në shoqëri. 

Edhe Adanan Xholi edhe Doloreza Musabelliu edhe Elvin Gokaj edhe Klodian Braho nuk e tejkaluan dot nivelin bazik të hartuesit të biografive personale dhe të kronologjisë së dënimeve që kishin dhënë në vite, pa u ngritur dot në lartësinë e atij që di të analizojë punën e kryer dhe atë që do të vijojë. 

Klodian Braho në krye të SPAK, mes presionit të ambasadave dhe llogarive politike

Ata, të katërt, dinin të ishin enumerativë, pa qenë në gjendje të tregoheshin kokludivë. Ata demostruan kujtesë për të renditur fakte, duke mos qenë të aftë të nxirrinin përfundime.

Në të vertete, pritshmëria ishte krejt tjetër. Që prej gjashtë vitesh që është në funksion dhe tre vitesh që ka filluar goditjet e mëdha, Prokuroria Speciale ka shkaktuar një debat të gjërë publik. Mbi të janë ngritur pikpyetje për motivime politike në marrjen të pandehurve dhe për prishjen e qëllimtë ekuilibrave pozitë opozitë. Mbi të janë hedhur dyshime për represivitet të terpruar në masat e arresteve dhe burgosjet, pa pritur vendime të formës së prerë. SPAK është hedhur poshtë nga Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg, për çështje si ajo e Lapsit apo e Thoma Geëllçit, si dhe për marrjen e provave pa vendime gjykate nga Kushtetuesja. Ai është akuzuar po ashtu, siç ka deklaruar edhe vetë me gojën e tij drejtuesi i derisotëm Dumani, për influencë të tepruar mbi vendimmarrjen e gjykatave. 

Klodian Braho peshon punën e Arben Krajës dhe Altin Dumanit

Por, të gjitha këto probleme themlore vetëm sa u cikën në seancën maratonë që zgjati afro gjashtë orë. Të katër prokurorët konkurentë thanë ndonjë fjalë të përciptë për mosshkeljen e të drejtave të të pandehurve, u justifikuan për rrjedhjen e sekreteve hetimore, që s’kishin dalë nga institucioni i tyre dhe mohuan të kenë pranuar presione nga politika. Por pjesën më të madhe të ligjërimeve të tyre, nuk pati mendim, nuk pati thellësi, nuk pati dalje nga guacka teknike e një prokurori të thjeshtë, për tu ngritur në nivelin e një drejtuesi që e sheh institucionin të ndërvarur me pushtetet e tjera në veçanti dhe me krejt shoqërinë në tërësi.

Edhe më qesharake e bëri të tërën bashkëbisedimi me anëtarët e qeverisë të gjyqsorit, që në një pjesë të madhe i ngjante kiuzeve që i bëhen konkureneteve bukuroshe në spektaklet e mis Albanias. Të shikoje njerëzit që prezumohen të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet e larta tu përgjigjeshin pyetjeve se cila qe pika e tyre më e fortë apo më e dobët, se nëse njerëzve që i vinin në zyrë për ndërhyrje iu jepnin kafe apo kakao, nëse jeta e tyre si prokurore specialë kishte privime, apo nëse ndiheshin të kërcënuar, ishte e mjerueshme. Testeve më të koklavitura se këto dinë tu përgjigjen edhe studentët fillestarë të juridikut.

SHBA falënderon Dumanin dhe "paracakton" kreun e ri të SPAK (FOTO)

Natyrisht, ashtu sikurse pritej, ndodhi ajo që përflitej prej kohësh. Me 7 nga 11 votat e mundshme, Klodian Braho u zgjodh, për një mandat tre vjeçar, si drejtues i SPAK. Edhe ata që mund të kishin dyshime, në fund u bindën nga vizita e një nate më parë në SPAK e delegacionit të diplomatëve të lartë amerikanë. Shkujdesja e tyre për të hyrën në zyrën me numër 309, duke e veçuar kandidatin e preferuar nga konkurentët e tjerë si dhe kujdesja për ta botuar foton e këtij akti në faqen zyrtare të ambasadës, vulosi gjithçka.

I gjithë procesi ishte i paracaktuar. Por nëse amerikanëve i'u intereson qëllimi dhe jo mjetet, rezultati dhe jo forma, ata që ishin të zhveshur nga sikleti kryesor, ata që e dinin përfundimin, mund ti kishin dhënë zgjedhjes së fituesit të imponuar një veshje më dinjitoze. Duke mos pasur asnjë nga ethet që nxit gara, ata mund ta kishin kthyer këtë seancë në një debat të thellë për mangësitë, problemet dhe të ardhmen e SPAK. Në vend të këtij skenari, ata dhuruan një debat bazik, të përciptë, mediokër që s'bëri asgjë tjetër veçse nxorri më në pah nivelin e vërtetë të një institucioni që ka lindur pët të mos qenë dot kurrë i pavarur. 

©Lapsi.al             

 

 

Të këshilluara

Pse Rama e hoqi maskën

Edi Rama është përfshirë në një kryqëzatë kundër drejtësisë për të mbrojtur zëvendësen e tij të pezulluar, Belinda Balluku, me justifikimin se masa ndaj saj ësh...

11:25

Problemi nuk është SPAK-u por korrupsioni

Po të dëgjosh ekosistemin tonë mediatiko-politik sa herë SPAK-u fillon ndonjë arrestim apo hetim të ndonjë politikani të lartë të krijohet përshtypja se problem...

18:16

Kush është pro “grushtit të shtetit”?

Pezullimi nga detyra i zv/kryeministets Belinda Balluku, menjëherë pasi ajo u mor e pandehur nga SPAK për tenderat e tunelit të Llogarasë dhe atij të unazës së ...

19:49

Si dështoi Edi Rama me cirkun në Londër

Rreth 700 familje shqiptare, përfshirë edhe fëmijët, të cilave u është refuzuar azili në Mbretërinë e Bashkuar, do të përfshihen në një proces të dëbimit nga ky...

16:39

Edhe një rrëfim i përbashkët i dy shteteve

Për një çerekshekull në Serbi qe normalizuar shpjegimi se në BE mund të hyhet me Rusinë e në Shqipëri se kjo mund të bëhet me paratë e drogës. Sanksionet amerik...

16:13

"La vita e Bela" për mediat e Tiranës

Nëse dikush do të merrte mundimin të hartonte një manual për të zbuluar se cilat janë mediat që e kanë nxjerrë në treg profesionin e tyre do ta kishte shumë të ...

14:46

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI