Flash

Super sfidë në Champions, Real përplaset me City: Juventus nuk ka kohë për të humbur

Lapsi.al 10 December 2025
Super sfidë në Champions, Real përplaset me City: Juventus nuk ka

Ndeshje të rëndësishme këtë të mërkurë në Champions League, ku natyrisht spikat përballja në Bernabeu mes Real Madrid e Manchester City. Alonso kundër Guardiolës dhe jo vetëm. Vëmendja te yjet Haaland e Vinicius, me Mbappe që duket jashtë për dëmtim. Juventus duhet të vazhdojë të fitojë e këtë herë në shtëpi kundër PAFOS. Sfidë delikate edhe për PSG e Arsenal.

REAL MADRID – MANCHESTER CITY

Real Madrid dhe Manchester City përballen në ditën e 6-të të League Phase të Champions League: skuadrat e Xabi Alonsos dhe Pep Guardiolës zbresin në fushë në “Santiago Bernabéu” të Madridit. Të dyja skuadrat janë të ndara nga vetëm dy pikë dhe luftojnë të dyja për një vend mes tetë të parave. Në 14 përballjet e mëparshme, Reali ka fituar 6 herë, City 4, ndërsa 4 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim.

Real Madrid e ka nisur sezonin në mënyrë bindëse dhe, pavarësisht humbjes së pësuar në fushën e Liverpool, mbetet vetëm 3 pikë larg Arsenalit në krye të renditjes. Më luhatës është rrugëtimi i Manchester City, i ndalur në ndeshjen e fundit në transfertë nga Leverkuseni me humbjen 0-2, por skuadra e Guardiolës mbetet gjithsesi në garë për kualifikimin direkt në të tetat.

Në La Liga, Real mban vendin e dytë pas Barcelonës me 36 pikë të mbledhura nga 11 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje. Rezultatet e fundit tregojnë një ecuri të çrregullt: barazim 1-1 me Gironan, fitore në transfertë kundër Athletic Bilbaos me portën e paprekur dhe humbja e fundit 2-0 kundër Celta Vigos, që ka krijuar disa pakënaqësi, me pankinën e Xabi Alonsos që lëkundet.

Manchester City, ndërkohë, është i dyti në Premier League një hap pas Arsenalit, me 31 pikë të ardhura nga 10 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje. “Citizens” po kalojnë një moment shumë të mirë forme: në tre ndeshjet e fundit kanë mposhtur Leeds 3-2, Fulham 5-4 në një sfidë spektakolare dhe Sunderland 3-0 në shtëpi.

JUVENTUS vs PAFOS

Juventus përballet me Pafos në ditën e gjashtë të fazës së grupeve të Champions League 2025/2026: luhet në “Allianz Stadium” të Torinos në orën 21:00. Bardhezinjtë kërkojnë rikthimin në Europë pas humbjes së pësuar në kampionat kundër Napolit dhe synojnë të konfirmojnë fitoren në përmbysje kundër Bodo/Glimt për t’u afruar te kualifikimi në playoff.

Në “Allianz Stadium” vjen Pafosi për ditën e gjashtë të fazës së grupeve: “Zonja e Vjetër” vjen nga fitorja minimale kundër Bodo/Glimt, duke kërkuar vazhdimësi për t’u afruar te playoff-et e shkurtit. Por Pafos nuk duhet nënvlerësuar: skuadra qipriote ka të njëjtët 6 pikë si Juve dhe në ndeshjen e fundit ka marrë një barazim të vlefshëm në përmbysje kundër Monacos.

Juventus do të duhet të bëjë pa Bremer, Gatti dhe Rugani dhe mund të mbështetet te David ose Openda si qendërsulmues, me Yildiz dhe Conceicao pas tyre. Në mesfushë priten të luajnë Locatelli dhe Thuram, ndërsa në krahë do të veprojnë Cambiaso dhe Kostic; në mbrojtje Kalulu, Kelly dhe Koopmeiners mbrojnë portën e Di Gregorios.

BENFICA vs NAPOLI

Napoli luan mundësinë për të hyrë në playoff-et e Champions League, por nuk do të ketë më të drejtë të gabojë. Antonio Conte do të ketë përballë José Mourinho dhe Benfica e tij, që në këtë fushatë europiane ka marrë vetëm një fitore: do të jetë një përballje mes dy trajnerëve me personalitete të forta, të dy në kërkim të sigurisë.

Fitorja kundër Qarabag i ka kthyer shumë besim napolitanëve, që aktualisht janë të 20-tët në renditje, në zonën e playoff-it për të shpresuar ende për kualifikimin në të tetat e finales. Nuk kanë më asnjë rrëshqitje të lejueshme, sepse çdo pikë e humbur mund të jetë fatale për kualifikimin në raundin tjetër. Benfica lëviz në ujëra të turbullta, pasi ka marrë fitoren e saj të parë në Champions vetëm në ndeshjen e fundit kundër Ajax. Situata nuk është e qetë për djemtë e Mourinhos, që kanë nevojë për një fitore kundër një kundërshtari të rëndësishëm për t’u vënë në mbrojtje nga polemikat.

NDESHJET E TJERA

Provë delikate e Arsenal në shtëpinë e Brugges, por edhe e PSG në transfertën baske të Athletic. Ajax do të udhëtojë për tu ndeshur me Qarabag, ndërsa Leverkusen ka një përplasjet të fortë me Neëcastle. Edhe Dortmund do të testohet nga Bodo e fortë, ndërsa Villareal do të presë Copenhagen.

Champions League League Stage

18:45 Qarabag FK - Ajax

18:45 Villarreal - FC Copenhagen

21:00 Athletic Club - Paris Saint-Germain

21:00 Bayer Leverkusen - Newcastle United

21:00 Benfica - Napoli

21:00 Borussia Dortmund - Bodoe/Glimt

21:00 Club Brugge - Arsenal

21:00 Juventus - Pafos FC

21:00 Real Madrid - Manchester City

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI