Flash

SPAK godet grupin kriminal! Mes të arrestuarve djali i ish-deputetit të PS

Lapsi.al 10 December 2025
SPAK godet grupin kriminal! Mes të arrestuarve djali i ish-deputetit

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal në Fushë-Krujë, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Të arrestuarit janë identifikuar si: Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja. Ata akuzohen për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup kriminal të strukturuar.

1-Marvin Genci Bushati dt 26/04/1982 Lindur ne Shkoder banues Tirane

2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani i dt 05/08/1974 lindur dhe banues ne durres

3-Sokol Myslym Qaja dt 22/02/1984 lindur dhe banues Tirane

4-Gazmir Xhemali Rraja dt 02/02/1990 lindur dhe banues ne Nikel Fushkruje

5-Perparim Kadri Rraja id 02/07/1975 lindur dhe banues Fushkruje Nikel

6-Rexhep Rraja i dtl 19/04/1994 lindur dhe banues ne Fushkruje Nikel

Keto shtetas akuzohen per veprat penale trafikimi i lendeve narkotike e kryer ne bashkepunim ne formen e vecante te bashkpunimt ate te grupit te strukturuar kriminal parashikuar nga nent 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 K Penal.

Rexhep Rraja është një emër i njohur për publikun edhe për ngjarje të tjera të dhunshme. Ai u filmua në vitin 2023 duke sulmuar dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Majën me shkop bejsbolli, në një episod ku u përfshinë edhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira t...

07:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI