Flash

Plani/ Qendra pritet të hapet, emigrantët nga Egjipti do të sillen në Shqipëri

Lapsi.al 10 December 2025
Plani/ Qendra pritet të hapet, emigrantët nga Egjipti do të

Qendra e Gjadrit në Shqipëri pritet të rihapet për azilkwrkuesit që vijnë nga vendet e konsideruara të sigurta, në pritje të procedurave të përshpejtuara të kufirit. Plani i ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, parashikon që migrantët të mos merren më drejtpërdrejt nga deti përmes kontrolleve në bord të anijeve të Marinës, por të dërgohen në Shqipëri pas regjistrimit fillestar në hotspot-et italiane, pavarësisht nëse mbërritja e tyre ndodh me anije shtetërore, gomone apo mjete të tjera.

Sipas qeverisë italiane, qendra shqiptare do të funksionojë si një qendër kthimi në një vend të tretë të sigurt, duke u mbështetur te rregullat e reja evropiane që lejojnë mbajtjen dhe shqyrtimin e kërkesave të migrantëve nga vende të sigurta përmes procedurave të përshpejtuara. Autoritetet presin që numri i personave të transferuar të jetë shumë më i lartë se në fazën e parë, pasi lista e re evropiane e vendeve të origjinës së sigurta do të përfshijë tashmë Bangladeshin dhe Egjiptin, prej të cilëve këtë vit kanë ardhur mbi 28 mijë persona, gati gjysma e mbërritjeve totale. Kësaj do t’i shtohen edhe shtetasit tunizianë dhe marokenë, të cilët gjithashtu mund të riatdhesohen shpejt sipas procedurave të përshpejtuara.

Plani i Viminales parashikon që pjesa më e madhe, në mos të gjitha 1.100 vendet e qendrës së Gjaderit, të mbushen me një qarkullim të shpejtë migrantësh, pasi procedurat e përshpejtuara të kufirit parashikojnë riatdhesimin brenda një muaji. Ministria e Brendshme italiane beson se, me rregullat e reja të BE-së, migrantët nuk do të mund të përdorin më apelimet automatike për të shmangur qëndrimin në qendër dhe për t’u rikthyer në Itali gjatë pritjes së vendimit përfundimtar të gjykatës. Ndër normat e miratuara në Këshillin e BE-së është edhe heqja e pezullimit automatik të riatdhesimit në rast ankimi. Migranti mund të paraqesë apel, por riatdhesimi do të kryhet, përveçse nëse gjykata vendos të pezullojë urdhrin e dëbimit.

Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, e ka përshkruar këtë paketë rregullash si një hap të rëndësishëm drejt qartësimit juridik, duke theksuar se vendimet e pritshme të trilogut do të eliminojnë çdo paqartësi gjyqësore dhe do të forcojnë zbatimin e procedurave. Qeveria italiane po përgatitet të riaktivizojë mekanizmin e dërgimit të migrantëve në Shqipëri, e bindur se lista e re evropiane e vendeve të sigurta adreson të gjitha kundërshtimet e ngritura më herët nga gjykatat italiane. Aktualisht, qendra e Gjadrit, zemra e të ashtuquajturit “model Shqipëria” ka mbetur kryesisht e zbrazët, një situatë që Konferenca Ipeshkvnore Italiane e ka kritikuar duke e cilësuar si “në kufijtë e demokracisë”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira t...

07:10

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI