Flash

Nga janari, paga minimale në Kosovë rritet në 425 euro, në korrik shkon në 500 euro

Lapsi.al 10 December 2025
Nga janari, paga minimale në Kosovë rritet në 425 euro, në

Nga muaji i ardhshëm paga minimale pritet të bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro.

Nga muaji janar 2026, Kosova do të ketë një pagë minimale prej 425 euro bruto, duke shënuar kështu rritjen e parë të ndjeshme pas disa vitesh.

Aktualisht, paga minimale është 350 euro, ndërsa faza e dytë e vendimit parashikon që nga 1 korriku 2026 ajo të rritet më tej në 500 euro bruto.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka rikujtuar këtë vendim të Qeverisë pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se përfitues të drejtpërdrejtë do të jenë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat në vend.

“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri”, ka deklaruar Kurti.

Vendimi për rritjen e pagës minimale është marrë nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor, me arsyetimin se rritja e kostos së jetesës dhe inflacioni i viteve të fundit e kanë bërë të domosdoshme përshtatjen e saj me realitetin ekonomik.

Sipas ekzekutivit, rritja e pagës minimale do të ketë ndikim pozitiv në fuqinë blerëse, në standardin e jetesës së punëtorëve, si dhe në formalizimin e tregut të punës.

Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.

“Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë”, ka thënë Kurti.

Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Kosova, deri më tani e ka pasur pagën minimale më të ulët në Evropë, 170 euro, ndërsa Luksemburgu më të lartën, 2.571 euro

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira t...

07:10

Berisha: Po përgatisim protestat kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se kjo parti është në procesin e përgatitjes së protestave kombëtare, të cilat i bëri të ditura edhe ditën e djeshme, në...

13:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI