Flash

GJKKO shtyn procesin e ‘Partizani'’, Jamarbër Malltezi proteston me pankarta në duar

Lapsi.al 10 December 2025
GJKKO shtyn procesin e  ‘Partizani'’, Jamarbër Malltezi

Dhëndëri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka shkuar me pankarta në duar në në formë proteste në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme. Teksa do të mbahej seanca e radhës për çështjen shqyrtimin e dosjes “Partizani”, Malltezi ka marrë dy pankarta të ndryshme me dy godina dhe i ka mbajtur para me duar për ti filmuar nga mediat.

Në një pankartë, Malltezi tregon se çfarë është ndërtuar në ish-kompleksin Partizani për qytetarët në një tokë private. Ndërsa në pankartën tjetër tregon se çfarë është ndërtuar te ish-parku i Autobuzave në tokë shtetërore.

Gjykata e Posaçme shtyu për më 22 dhjetor, ora 11:00, shqyrtimin e dosjes “Partizani”. Seanca dështoi për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues, për shkak se gjyqtarja Rudina Palloj mungonte për arsye shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI