Flash

Dy muaj pas armëpushimit! Gaza e shndërruar në një "det" me rrënoja

Lapsi.al 10 December 2025
Dy muaj pas armëpushimit! Gaza e shndërruar në një

Kur u kthye në Qytetin e Gazës në tetor, Radwan gjeti vetëm një gjë nga apartamenti i tij i vjetër: rrënoja. Duke mos qenë në gjendje t’i largonte, duke mos pasur një vend tjetër ku të shkonte, ai ka vendosur të ndërtojë mbi to një tendë për familjen e tij. Jetojnë aty, flenë pranë një muri të anuar, natën dyshekët e ndotur fryhen nga lagështia.

Është normaliteti për 1,9 milionë palestinezë të zhvendosur dhe pa asgjë: dy muaj pas armëpushimit, Gaza vazhdon të jetë "një nga vendet më të shkatërruara në botë", shkruan UNDP, programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim, në raportin e tij të fundit.

Nga shkollat te spitalet, nga dyqanet te shtëpitë private, mbi 80% e ndërtesave "janë dëmtuar ose shkatërruar", burimet e ujit të pijshëm "janë ndotur dhe pjesa më e madhe e vegjetacionit është shkatërruar". OKB-ja ka provuar të vlerësojë përmes imazheve satelitore përmasat e dëmeve: 61 milionë tonë rrënoja mbysin enklavën palestineze.

Mes mbeturinave fshihen mjete shpërthyese të pashpërthyera, mina, dhe ende mbeten të zhdukur trupat e të paktën 10 mijë palestinezëve. Për t’u dhënë atyre varrim dhe për të hequr rrënojat mund të duhen 7 vjet dhe 110 milionë euro, është vlerësimi më optimist i UNDP-së, "por vetëm në kushtet e duhura", pra me "akses pa pengesa në zonat prioritare, leje për makineri të rënda, një hyrje të vazhdueshme të karburantit".

Teknikët e OKB-së po punojnë dhe kanë arritur të largojnë "120 mijë tonë rrënoja" në vitin 2025, 50 mijë vetëm në një muaj pas armëpushimit. Mbetjet mblidhen dhe grimcohen, dhe përdoren për të sheshuar rrugët dhe për të krijuar hapësira për strehime të tjera të përkohshme.

Por është një punë titanike që do të kërkonte investime krejt të tjera. Nevojiten ekskavatorë, bulldozerë, pajisje që Izraeli nuk do t’i lejojë të hyjnë deri sa Hamasi të mbetet në pushtet, sepse ato makina në të kaluarën janë përdorur edhe për të ndërtuar tunelet. Negociatat për periudhën pas luftës vazhdojnë me shumë vështirësi, për shkak të refuzimit të Hamasit për t’u çmilitarizuar pa një rrugë të vërtetë drejt shtetit palestinez, dhe për vendosmërinë izraelite për të penguar lindjen e një shteti palestinez.

Kanë bërë bujë fjalët e shefit të shtabit izraelit Zamir, i cili e ka përkufizuar “linjën e verdhë” si një "kufi të ri" për Izraelin. Linja ndan Gazën në dy pjesë, zona në lindje është nën kontrollin e IDF-së dhe "funksionon si një linjë mbrojtëse e avancuar për komunitetet tona", ka shpjeguar Zamir.

"Ne kemi kontroll operativ në zona të gjera të Rripit të Gazës dhe do të qëndrojmë në ato linja mbrojtjeje". Deklarata të papranueshme për palestinezët, të cilët kërkojnë tërheqjen e IDF-së, por që pasqyrojnë diskutimet në zhvillim mes amerikanëve dhe izraelitëve dhe planet e ushtrisë.

I pari që ka propozuar ndërtimin e një “Gaza të re” pa Hamasin në zonën e kontrolluar nga Izraeli ka qenë Kushner, dhëndri i Trumpit. Zyrtarë të lartë të sigurisë izraelite konfirmojnë për Repubblica se "ideja është të ndahet Hamasi nga popullsia civile".

Pika e nisjes është Rafah, qyteti i rrafshuar nga aviacioni që tani teknikët e xhenios izraelite po e “pastrojnë” nga rrënojat dhe tunelet. Në lindje të Rafahut duhet të ndërtohen strehimet e para "ku palestinezët do të mund të hyjnë pas një kontrolli të kujdesshëm", shpjegojnë burimet. "Izraelit i duhet një zonë tampon" për të bërë të mundur që civilët të mos "gjenden më kurrë në vijën e frontit".

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira t...

07:10

Berisha: Po përgatisim protestat kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se kjo parti është në procesin e përgatitjes së protestave kombëtare, të cilat i bëri të ditura edhe ditën e djeshme, në...

13:22

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI