Flash

Debat për Avokatin e Popullit/ Korreshi përplaset me Çaushin

Lapsi.al 9 December 2025
Debat për Avokatin e Popullit/ Korreshi përplaset me Çaushin

Deputetja socialiste Zengjine Çaushi dhe deputeti demokrat Saimir Korreshi u përfshinë në një debat ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve për kandidatët e Avokatit të Popullit. Në një moment, Çaushi iu drejtua Korreshit me ironi duke i thënë se 'kujtohuni nga ora 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes për tërhequr firmat'.

"Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak, edhe vulë”, iu drejtua me ironi demokrati - Çaushit.

Pjesë nga debati:

Gent Strazimiri: Ne nuk kemi propozuar asnjë kandidat.

Çaushi: Edhe me vulë.

Korreshi: Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak.

Çaushi: Mua merak?

Korreshi: Mos ke ndonjë merak, edhe me vulë, edhe me firmë, vët vët.

Çaushi: Unë skam nevojë as për firmë as për vulën tuaj se fatin tim e kanë vendosur njerëz të tjerë. Ju kujtoheni në orën 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe i tërhiqni ato që keni bërë.

Korreshi: Unë zakonisht ëndrrat i shoh me gjellë pasanikësh dhe ndonjë gjë tjetër, por jo me firma.

Arjan Ndoja: Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike (tërheqja nga firmat). Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma

Të këshilluara

Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK

Ish-Presidenti Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të hetimeve për n...

10:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI