Flash

Bellingham i ikën mendja me arbitrin, plasin polemikat: "Pse nuk u përjashtua?"

Lapsi.al 9 December 2025
Bellingham i ikën mendja me arbitrin, plasin polemikat: "Pse nuk u
Real Madrid ndodhet në një periudhë vërtet komplekse dhe nën akuzë ka përfunduar Xabi Alonso, i cili rrezikon të humbasë vendin e tij në pankinë. Spanjolli rrezikon shkarkimin dhe nuk duket se mbështetet nga skuadra, e cila paraqitet nervoze dhe pak e bindur të ndryshojë rrugën: në ndeshjen e fundit të kampionatit ka humbur 2-0 kundër Celta Vigos dhe në fund Los Blancos humbën toruan duke marrë një sërë kartonësh të kuq e të verdhë që megjithatë nuk prekën Jude Bellingham, protagonist të një episodi të shëmtuar me gjyqtarin e katërt. Kamerat e DAZN e filmuan nga afër kaosin që ndodhi në fushë, duke u ndalur pikërisht te anglezi që ofendoi arbitrin në minutat e fundit të ndeshjes. Më keq u ndëshkuan Carreras dhe Endrick (përjashtuar madje nga pankina), ndërsa Rodrygo dhe Valverde u ndëshkuan vetëm me një karton të verdhë. Vetëm mesfushori mbeti i pandëshkuar, duke shkaktuar polemika të mëdha mes tifozëve kundërshtarë që prisnin një sanksion për sjelljen e tij.

Çfarë ndodhi mes Bellingham dhe arbitrit

Pati shumë konfuzion në fund të ndeshjes mes Real Madrid dhe Celta Vigo-s, me një humbje që mund t’i kushtojë stolin Xabi Alonsos. Los Blancos janë të dytët me -4 nga Barcelona dhe po përjetojnë një situatë shumë të paqëndrueshme, me të cilën nuk ishin mësuar. Në fund të ndeshjes, shumë lojtarë humbën durimin dhe nisën të protestonin me shumë ashpërsi kundër arbitrit Quintero Gonzalez dhe gjithë stafit të tij. Veçanërisht Bellingham e pati me gjyqtarin e katërt, duke përdorur fjalë mjaft të forta. Anglezi u irritua shumë dhe filloi të bërtiste: “Foti* idiota”**, përpara se të largohej nga shokët e skuadrës që shmangën përshkallëzimin e situatës. Në fund, Bellingham ishte një nga të paktët lojtarë të Real Madrid që nuk u prek nga vala e kartonëve të verdhë: shumë u ankuan sepse protestat e tij ishin tepruar dhe, duke qenë tashmë i ndëshkuar me një tjetër të verdhë, ai do të kishte marrë karton të kuq dhe të paktën një ndeshje pezullim.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI