Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Kursi i Euros me Lekun arrin minimum të ri historik, BSH bleu dhe 15 mln euro

Lapsi.al 8 December 2025
Kursi i Euros me Lekun arrin minimum të ri historik, BSH bleu dhe 15 mln

Oferta e valutës në ekonominë shqiptare ngelet e lartë, ndërsa kursi i këmbimit të monedhës europiane me Lekun preku një minimum të ri historik në fund të javës së kaluar.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 96.57 lekë, duke zbritur lehtësisht poshtë nivelit minimal historik të mëparshëm, prej 96.59 lekësh, që ishte shënuar gjithashtu javën e kaluar. Euro ngelet në pozita të dobëta, pavarësisht blerjeve të mëdha dhe të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë po vijon edhe gjatë muajit dhjetor blerjet e valutës në tregun e brendshëm. Sipas të dhënave nga tregu, të premten e kaluar Banka Qendrore bleu 15.1 milionë euro në ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, pjesë e kalendarit vjetor të blerjeve në funksion të objektivave të rezervës valutore.

Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe dhjetë milionë eurove, ndërsa Banka e Shqipërisë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, për gjithsej dhjetë milionë euro, me një kurs mesatar prej 96.67 lekësh.

Vlera totale e ofertave të paraqitura në raundin e parë të ankandit ishte përsëri mjaft e bollshme, në shumën e 17.8 milionë eurove. Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 5.1 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë.

Një ditë më parë, më datë 4 dhjetor, Banka e Shqipërisë pati kryer gjithashtu blerje direkte të valutës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të rënies së Euros që një ditë më parë, në 3 dhjetor, kishte zbritur në një minimum të ri historik.

Për të dytin vit radhazi, Banka e Shqipërisë po ndërmerr blerje të mëdha në tregun e brendshëm valutor, me qëllimin për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Sipas informacionin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në vitin 2024 u blenë në tregun valutor 933 milionë euro. Ndërsa, sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko, për nëntë muajt e parë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë rreth 800 milionë euro të tjera.

Blerjet e Bankës së Shqipërisë nuk e kanë frenuar dot plotësisht rënien e kursit Euro-Lek, por megjithatë e kanë ngadalësuar ndjeshëm rënien e tij. Aktualisht, kursi i këmbimit Euro – Lek është në rënie me 1.8% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar. Në fund të vitit të kaluar, rënia e vjetore e kursit Euro-Lek kishte qenë 5.5%.

Agjentët e tregut valutor e shpjegojnë tendencën në rënie të mëtejshme të kursit me ofertën e qëndrueshme të monedhës europiane në tregun valutor. Kjo tendencë është theksuar veçanërisht pas tremujorit të tretë të vitit. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2025 vëllimi i tregtimeve valutore u rrit me 24.4% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024./Monitor.al

Të këshilluara

Trump: Po bisedoj me Putinin për paqen

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është në komunikim me presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Volodymyr Zelenskyn, në ku...

07:37

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perë...

07:23

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI