Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Berisha: Shpresa e vetme për të përmbysur regjimin e Ramaduros është rinia shqiptare

Lapsi.al 8 December 2025
Berisha: Shpresa e vetme për të përmbysur regjimin e Ramaduros

Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë ditë si moment reflektimi për gjendjen politike dhe shoqërore të vendit. Gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë e 8 Dhjetorit, Berisha deklaroi se, sipas tij, 35 vite pas lëvizjes studentore të 1990-s, Shqipëria po përballet me një regjim autoritar dhe se idealët e dhjetorit janë të rrezikuar.

Ai akuzoi kryeministrin Rama për krijimin e një sistemi kleptokratik dhe për rrënimin e pluralizmit politik, ndërsa theksoi se largimi masiv i të rinjve është pasojë e politikave qeveritare.

Duke iu drejtuar të rinjve, Berisha i cilësoi ata si forcën e vetme që mund të sjellë ndryshimin, duke përmendur lëvizjet e gjeneratës Z në vende të tjera dhe duke i bërë thirrje rinisë shqiptare të qëndrojë në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.

FJALIMI:

Zonja dhe zotërinj, sot pas 35 vitesh, qytetarët shqiptarë kujtojnë dhe nderojnë këtë ditë pasi Edi Rama, pasardhës direkt biologjik i etërve xhelatë të regjimit komunist, Kristaq Ramës që në gusht të vitit 1988 kishte firmosur varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe kushedi sa e sa kundërshtarëve të regjimit, dhe Spiro Kolekës, i cili edhe më 11 dhjetor në mëngjes kërkoi shtypjen me tanke të lëvizjes studentore, ka vendosur në Shqipëri diktaturën autoritare, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Armik i votës së lirë dhe skllav i pushtetit të tij të krimit, ai ka zëvendësuar zgjedhjet e lira me farsën zgjedhore.

Ai ndërtoi në Shqipëri jo vetëm narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, por instaloi regjimin më kleptokratik që shqiptarët kanë njohur në ekzistencën e tyre.

Kurrë ky komb nuk ka pasur në krye një dyshe të tillë siç ka Edi Ramën dhe Lubi Ballukun që ta ketë vjedhur atë as një të qindtën e atyre që kanë vjedhur këto dy monstra të vjedhjes dhe të grabitjes së pasurive kombëtarë të shqiptarëve.

Ai sot është i pari kryeministër në historinë e Europës që mbron publikisht vjedhjet e tij dhe të ministrave të tij.

Sot, në Ditën e Rinisë, më 8 dhjetor, Edi Rama vjen si armiku më i egër i të rinjve shqiptarë në tërë historinë tonë.

Në 10 vite të sundimit të tij plaçkitës dhe narkoregjim, me politikat e tij përzuri nga Shqipëria mbi 700 mijë të rinj dhe të reja, apo rreth 70 përqind të të rinjve shqiptarë.

Edi Rama, me ndihmën e Xhorxh Sorosit, mafies ndërkombëtare të ekstremit të majtë, bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, pra për të varrosur përfundimisht pluralizmin politik dhe idealet e dhjetorit 1990. Por dështoi sepse ato ideale janë të pavdekshme, ato frymëzojnë sot çdo opozitar shqiptar, çdo të ri shqiptar të qëndrojë me guxim në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të tyre.

Ata sot janë më të vendosur se kurrë të shporrin nga pushteti narkomafien dhe kleptokracinë me në krye Ramaduron që sot po i rrëshqet toka nën këmbë. Sot përsëri në këtë udhëkryq në të cili ndodhet Shqipëria, shpresat e vetme për të përmbysur regjimin e Ramaduros është rinia shqiptare, është Gjenerata Z e saj, është ajo gjeneratë që këto dy vite ka bërë historinë e lirisë në botë, në Bangladesh, në Nepal dhe vende të tjera duke përmbysur diktaturat autoritare.

Unë kam besimin më të madh se Gjenerata Z e të rinjve shqiptare, trashëgimtare e idealeve të rinisë studentore të dhjetorit 1990, do përmbushë misionin e saj. Ndaj dhe duke u uruar gëzuar këtë ditë, u bëj thirrje të rinjve shqiptarë të frymëzuar nga dita e lirisë, në lartësinë e idealeve të tyre dhe të përmbysim sa më parë këtë regjim të shëmtuar narkodiktatorial që po shkreton dhe po shkatërron Shqipërinë. Nderim përjetë Azem Hajdarit, studentëve liberatorë të dhjetorit 1990. Zoti e bekoftë rininë e Shqipërisë, misionin e saj. Nderimin më të madh për dhjetoristët.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI