Flash

Rrëmbehen 13 fermerë në Nigeri, Presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Lapsi.al 7 December 2025
Rrëmbehen 13 fermerë në Nigeri, Presidenti shpall gjendjen e

13 prodhues qepësh u rrëmbyennë verilindje të Nigerisë, thanë zyrtarët lokalë të shtunën, duke shënuar ngjarjen më të fundit në një seri rrëmbimesh që kanë tronditur vendin. Nigeria është goditur nga një rritje e rrëmbimeve në javët e fundit, përfshirë rrëmbimin e më shumë se 300 nxënësve të shkollës dy javë më parë, gjë që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj sfidave të vazhdueshme të sigurisë në vend.

Mediat e huaja shkruajnë se Presidenti Bola Tinubu shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke autorizuar rekrutimin e dhjetëra mijëra personelit shtesë policor dhe ushtarak për t'u përballur me krizën. "Rreth mesnatës, persona të panjohur të armatosur sulmuan fshatin Malar dhe rrëmbyen katërmbëdhjetë fermerë qepësh”, tha Aba Abari, kryetar i qeverisë lokale të Kondugës, duke shtuar se njëri nga rrëmbyesit më vonë arriti të arratisej.

Fermerët e kishin kaluar natën në fushat e tyre për të ujitur të mbjellat dhe për të ruajtur bagëtinë kur u rrëmbyen. Konduga ndodhet rreth 35 kilometra nga Maiduguri, kryeqyteti i shtetit Borno. Shteti Borno ka qenë epiqendra e dhunës xhihadiste në Nigeri që nga fillimi i kryengritjes së Boko Haram në vitin 2009.

Ndërsa rrëmbimet për shpërblim nga bandat e armatosura janë përqendruar kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe qendrore të Nigerisë, raportet e fundit tregojnë një rritje të rrëmbimeve në verilindje. Tijani Ahmed, kreu i milicisë së Task Forcës së Përbashkët Civile në Konduga, konfirmoi se rrëmbyesit kanë kontaktuar familjet duke kërkuar shpërblim.

Të këshilluara

Kriza pa kthesë e fasonit

Industria e veshjeve dhe këpucëve në vendin tonë pritet të përgjysmohet në numër në periudhën afatmesme për një sërë arsyesh që lidhen me rënien e kërkesës dhe ...

07:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI