Flash

Messi, golashënues e asistues absolut: Inter Miami fiton MLS-në për herë të parë

Lapsi.al 7 December 2025
Messi, golashënues e asistues absolut: Inter Miami fiton MLS-në
I shtyrë nga magjitë e argjentinasit Leo Messi, Inter Miami mposhti në finale Vancouver Whitecaps të Thomas Müller me rezultatin 3-1 dhe hyn në histori duke fituar për herë të parë MLS Cup. “Pleshti”, golashënues absolut i MLS 2025 me 35 gola dhe asistuesi më i mirë i kampionatit me 24 asist, ka qenë protagonist i madh edhe në aktin final, duke dhënë dy asiste dhe duke rezultuar vendimtar në aksionin që çoi te autogoli fillestar i Ocampo-s pas pasimit të Allende-s. Festa e madhe në fund të ndeshjes, me skenën e pronarëve të sulmuar nga fotografët: Beckham dhe vëllezërit Mas festuan trofeun e parë MLS Cup në historinë e klubit, ndërsa Messi përshëndeste publikun me krahët lart.

Lexo më tej: Gruaja e Verón dërrmon Messin: “Ai copa e mu*it që jeton në Miami, miku i atij bolit”

Pas dhjetë titujve të kampion i Spanjës me Barcelonën dhe dy të tjerëve në Francë me PSG-në, Messi fiton kampionatin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara. Kampion bote me Argjentinën në vitin 2022, “Pleshti” pritet shumë me Albicelesten për Botërorin e parë me 48 skuadra, edhe pse ende nuk ka konfirmuar praninë e tij.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI