Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

"Iriqët në mjegull", mbrojtja e re e pazakonshme e Ukrainës

Lapsi.al 7 December 2025
"Iriqët në mjegull", mbrojtja e re e pazakonshme e

Siç shihet edhe në fotografinë më poshtë, një tank i mbushur me tela të fortë metalikë është një prej pamjeve më shpjeguese se çka po përdor ushtria ukrainase për t’i luftuar forcat pushtuese ruse prej vjeshtës së këtij viti.

Mbrojtja e re raportohet të jetë krijuar përmes kabllove të çelikut të prera në gjatësi të njëjtë, që më pas janë shpëlarë në fije të veçanta teli. Në fund, telat me gjemba fiksohen në tanke apo makina tjera ushtarake.

Të dyja palët në konfliktin në Ukrainë kanë tentuar t’i shmangin sulmet me dronë përmes kësaj mbrojtjeje që njihet edhe si “blindim në formë iriqi”.

Iryna Rybakova, zyrtare për media e Brigadës së 93-të të Mekanizuar të Ukrainës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se armatura “e butë” është projektuar “për t’i ngatërruar dronët dhe për të mos i shpërthyer, ose për t’i shpërthyer në distancë”.

Shumica e dronëve kamikazë (FPV) janë të pajisur me një fitil që del nga koka e tyre dhe shpërthen në momentin e goditjes. Armatura e re me maja mund ta ngatërrojë një dron të tillë përpara se fitili i tij të arrijë në një sipërfaqe të ngurtë.

Rybakova tregon se një “tank rus iriq” që është parë afër Toretskut në rajonin e Donjeckut ka arritur t’iu rezistojë dhjetëra goditjeve nga dronët ukrainas FPV dhe më pas është shkatërruar përfundimisht. Sipas saj, mburoja si iriq ofron më pak mbrojtje kundër dronëve kamikazë më të mëdhenj dhe më të shpejtë.

[caption id="" align="alignnone" width="1125"]Ushtarët rusë me një tank të pajisur me këtë lloj të mbrojtjes në fomë iriqi në rajonin e Donjeckut. Nëntor 2025. Ushtarët rusë me një tank të pajisur me këtë lloj të mbrojtjes në fomë iriqi në rajonin e Donjeckut. Nëntor 2025.[/caption]

Carlo Masala, profesor dhe ekspert ushtarak në Universitetin Bundeswehr në Mynih, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mbrojtja e re kundër dronëve "duket të jetë një taktikë e re për t’i rikthyer manovrat në luftë".

Me efektivitetin e dronëve të lirë FPV, të aftë për të shkatërruar tanke me vlerë deri në miliona dollarë, të dyja palët në konflikt janë përpjekur të kryejnë sulme në pajisje të blinduara që dikur ishin në qendër të taktikave ushtarake.

Në muajt e fundit, sipas Masalas, janë parë “vetëm inkursione nga disa ushtarë pas vijave të armikut". Lëvizjet e mëdha të trupave dhe automjeteve kanë qenë kryesisht të kufizuara në ditët me mjegull kur dukshmëria e dobët zvogëlon kërcënimin e zbulimit.

[caption id="" align="alignnone" width="1125"]Një anëtar i ekuipazhit të një tanku rus. Një anëtar i ekuipazhit të një tanku rus[/caption]

Por, mbrojtja e re e pazakontë besohet se vjen me kompromise drastike për ekipet e tankeve.

Shoferi i një tanku rus e ka dhënë së fundmi një intervistë për një media, përgjatë së cilës ka treguar se ka tanke të pajisura me mbrojtje në formë iriqi.

Sipas tij, si rezultat i peshës së shtuar, tanku "nuk ka arritur as 10 kilometra para se një nga [komponentët e sistemit të transmisionit] të dështonte". Ai ka treguar se mbrojtja e re me aq shumë armaturë në formë iriqi do të thotë se "stresi në komponentët [e tankut] është i madh".

Masala beson se të meta të tilla "duket se pranohen në mënyrë që të rikthehen manovrat në luftë".

Zyrtarja ukrainase për media Rybakova ka treguar se ka qenë dëshmitare e një versioni të hershëm të blindazhit në formë iriqi kur një ekip ukrainas i ka lidhur disa kabllo plastike të projektuara për t’i kapur helikat e dronëve.

[caption id="" align="alignnone" width="1125"]Ukrainasit duke rregulluar telat plastikë që do të vendosen më pas në një tank. Ukrainasit duke rregulluar telat plastikë që do të vendosen më pas në një tank.[/caption]

Automjeti i rëndë është përdorur si karrem për të tërhequr vëmendjen prej trupave ukrainase që po tërhiqeshin nga pozicionet e tyre. "Dronët e armikut fluturuan drejt tankut. Pati rreth pesë ose gjashtë goditje, të cilat ekuipazhi pothuajse nuk i ndjeu", ka thënë Rybakova.

"Por, pastaj armiku hodhi një minë antitank", e cila, sipas saj, i ka vënë flakën motorit të automjetit.

“Është për të ardhur keq për tankun, por njerëzit mbetën gjallë dhe detyra u krye”, ka thënë mes tjerash ajo. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Burkina Faso rikthen dënimin me vdekje

Qeveria ushtarake e Burkina Fasos, e udhëhequr nga kapiteni Ibrahim Traoré, ka rivendosur zyrtarisht dënimin me vdekje, duke miratuar një kod të ri penal, që pa...

15:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI