Flash

Sekuestrohen qindra fishekzjarrë në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari

Lapsi.al 6 December 2025
Sekuestrohen qindra fishekzjarrë në Tiranë, arrestohet

Një magazinë fishekzjarrësh është zbuluar në Tiranë, ndërsa në pranga ka rënë pronari 24 vjeçar. Magazina ndodhej në rrugën “Besim Fagu” në një garazh ku u gjetën dhe u sekuestruan qindra koli me fishekzjarri me qëllim shitjen.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Fireëorks” për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret.

Konstatohet një magazinë në rrugën “Besim Fagu”, ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh, me qëllim shitjen. Vihet në pranga pronari i magazinës. Sekuestrohen qindra fishekzjarre të modeleve të ndryshme, të paketuara në koli.

Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të planit të masave me objekt kontrollet e subjekteve që shesin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike/fishekzjarre, nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisariatit Nr. 4, është konstatuar një magazinë në një garazh, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, me qëllim shitjen.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, është kapur në flagrancë dhe arrestuar pronari i tij, shtetasi I. K., 24 vjeç.

Gjatë kontrollit në magazinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra koli me mijëra fishekzjarre të modeleve dhe madhësive të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara në aktet në fuqi, pasi do të ndëshkohen konform ligjit. Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Automjeti me drejtuese shtetasen 24 vjeçe, k...

11:07

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI