Flash

Rruga e re në Gjirokastër drejt shembjes, banorët: Do të përshkallëzojmë protestat

Lapsi.al 6 December 2025
Rruga e re në Gjirokastër drejt shembjes, banorët: Do të

Rruga prej 7 kilometrash e ndërtuar nga Fondi i Zhvillimit rrezikon jetën e 200 banorëve për shkak të rrëshqitjes së masiveve malore.

Segmenti ndodhet në gjendje alarmante, pasi masive malore kanë nisur të rrëshqasin drejt rrugës, duke krijuar çarje dhe deformime të mëdha në trupin e saj. Situata po rrezikon jetën e rreth 200 banorëve të Golëmit, të cilët lëvizin çdo ditë në një aks që tashmë është bërë i pasigurt dhe në disa zona i pakalueshëm. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, duke theksuar se prej ditësh presin reagimin e institucioneve.

“Nëse Fondi i Zhvillimit nuk ndërhyn urgjentisht, protesta do të përshkallëzohet,” shprehen ata, duke paralajmëruar bllokime më të mëdha të rrugës. Banorët thonë se stabilizimi i skarpateve dhe vlerësimi teknik nga ekspertët duhet të bëhen pa vonesë, për të shmangur izolimin e plotë të zonës dhe ndonjë tragjedi të mundshme.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Automjeti me drejtuese shtetasen 24 vjeçe, k...

11:07

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI