Flash

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, lihen në burg dy të akuzuarit

Lapsi.al 5 December 2025
Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, lihen në burg dy

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhino Ago dhe Kujtim Pishën, të cilët akuzohen për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla. Në seancën me dyer të mbyllura, vendimi u dha nga kryetarja e Gjykatës, gjyqtarja Elis Dine.

Prokuroria e Elbasanit, përmes prokurorit të çështjes Gjergji Ceka, ka paraqitur kërkesën zyrtare me objekt “vleftësim arresti në flagrancë dhe caktim mase sigurimi” për dy të ndaluarit e parë, Xhino Ago dhe Kujtim Pisha. Kërkesa ishte regjistruar që ditën e enjte, ndërsa sot, nga ora 10:00, u shqyrtua në sallën e gjyqit nën praninë e forcave të shumta të sigurisë.

Gjithashtu Prokuroria ka depozituar një kërkesë të veçantë për masë sigurie edhe për të arrestuarin e tretë, Nevzat Spaho, i cili u arrestua pak ditë ë parë në Prrenjas dhe dyshohet si ekzekutori i biznesmenit. Ndërkohë, seanca për të pritet të mbahet gjatë fundjavës.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Automjeti me drejtuese shtetasen 24 vjeçe, k...

11:07

Gjendet i pajetë një 61-vjeçar në Shijak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak, pasi një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Çizmeli. Paraprakisht dyshohet se shtetasi me ...

10:07

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI