Flash

Lëviznin me armë në automjet, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Lapsi.al 5 December 2025
Lëviznin me armë në automjet, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona kanë rënë në pranga pasi qarkullonin në automjet me armë me vete. Një prej tyre është i dënuar më parë për krime kundër korrupsionit.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.

Në pranga kanë rënë I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI