Flash

I vodhi me dhunë varësen e florit një qytetarje, arrestohet 36-vjeçari në Kamëz

Lapsi.al 5 December 2025
I vodhi me dhunë varësen e florit një qytetarje, arrestohet

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar në Kamëz. Ai u arrestua nga focat blu, pasi i ka marrë me dhunë varësen e floririt një 26-vjeçareje.

Mbi 36-vjeçarin banues në Kamëz rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, dje, pas marrjes së njoftimit se një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

K. R., 36 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, i ka marrë me dhunë varësen nga qafa, varësen e floririt, një 26-vjeçareje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Automjeti me drejtuese shtetasen 24 vjeçe, k...

11:07

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI