Flash

Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore”

Lapsi.al 5 December 2025
Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe administrata e tij fajësojnë Bashkimin Europian dhe migracionin për atë që ata e quajnë shpërbërje të afërt dhe të plotë kulturore në Europë.

Ky pretendim shpërthyes bëhet në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, e cila vëren se Europa ka probleme ekonomike, por thotë se ato “zbehën përballë perspektivës së vërtetë dhe shumë më të ashpër të zhdukjes civilizuese” brenda 20 viteve të ardhshme.

“Sfidat më të mëdha me të cilat përballet Europa përfshijnë aktivitetet e Bashkimit Europian dhe të organeve të tjera ndërkombëtare që minojnë lirinë politike dhe sovranitetin, politikat e migracionit që po e transformojnë kontinentin dhe po krijojnë përçarje, censurën e fjalës së lirë dhe shtypjen e opozitës politike, rënien e lindshmërisë dhe humbjen e identiteteve kombëtare dhe besimit në vetvete,” thuhet në dokumentin 33-faqësh të publikuar gjatë natës nga administrata Trump.

Kjo narrativë pritet të gjejë jehonë të thellë tek shumica e partive të ekstremit të djathtë në Europë, programet zgjedhore të të cilave bazohen kryesisht në kritikat ndaj BE-së, kërkesën për kufizimin e migracionit nga vendet me shumicë myslimane dhe ato jo-europiane.

Strategjia e re e sigurisë paraqet një përputhje të qartë ideologjike mes lëvizjes populiste MAGA të Trump-it dhe partive nacionaliste europiane.

Administrata amerikane, e cila ka zhvilluar lidhje gjithnjë e më të ngushta me partitë e ekstremit të djathtë në Gjermani dhe Spanjë, duket se nënkupton se mund të ndihmojë partitë europiane aleate ideologjikisht.

“Amerika inkurajon aleatët e saj politikë në Europë të promovojnë këtë ringjallje shpirtërore, dhe rritja e ndikimit të partive patriotike europiane jep me të vërtetë arsye për optimizëm të madh,” thuhet në strategji.

Dokumenti është një shpjegim i rrallë dhe zyrtar i botëkuptimit të politikës së jashtme të Trump-it nga administrata e tij. Strategji të tilla, që presidentët zakonisht i publikojnë një herë në mandat, mund të ndikojnë se si departamentet e qeverisë së SHBA-së shpërndajnë buxhetet dhe vendosin prioritetet. Në një shënim hyrës të strategjisë, Trump e quajti atë një “plan veprimi për t’u siguruar që Amerika të mbetet kombi më i madh dhe më i suksesshëm në historinë njerëzore dhe shtëpia e lirisë në tokë.” 

Administrata Trump megjithatë pranon se “Europa mbetet strategjikisht dhe kulturalisht thelbësore për Shtetet e Bashkuara”, por pikëpamjet e saj për kontinentin janë në linjë me deklaratat e mëparshme publike të ashpra. Në Konferencën e Sigurisë të Mynihut në shkurt, zëvendëspresidenti JD Vance tronditi klasën politike të qendrës duke sulmuar Europën për migracionin dhe lirinë e fjalës.

Dokumenti gjithashtu pasqyron teorinë raciste të komplotit të “zëvendësimit të madh”, që pretendon se elitat po komploton të zëvendësojnë votuesit e bardhë europianë duke hapur dyert e vendeve të tyre ndaj migracionit nga Afrika, veçanërisht vendet myslimane. “Në planin afatgjatë, është më shumë sesa e mundshme që, brenda pak dekadave në mos më parë, disa vende anëtare të NATO-s do të bëhen me shumicë jo-europiane,” thuhet në dokument.

Lufta në Ukrainë përmendet shkurtimisht, i vetmi largim nga narrativa e “zhdukjes civilizuese” së Europës. SHBA thekson se është në interes të saj që lufta e Kremlinit të ndalet, përfshirë për të rikthyer “stabilitetin strategjik” me Rusinë.

Megjithatë, administrata amerikane pretendon se “qeveritë e brishta minoritare” në Europë kanë “pritshmëri joreale për luftën”, duke nënkuptuar gjithashtu se ato po pengojnë procesin e paqes. Komentet vijnë ndërsa liderët europianë paralajmërojnë privatisht se Uashingtoni mund ta “tradhtojë” Ukrainën gjatë negociatave të paqes me Moskën.

Në kundërshtim me politikën e dyerve të hapura të NATO-s ndaj vendeve kandidate, administrata amerikane dëshiron gjithashtu “të përfundojë perceptimin, dhe të parandalojë realitetin, e NATO-s si një aleancë që zgjerohet përgjithmonë”. Edhe pse nuk është sekret që Trump nuk dëshiron që Ukraina t’i bashkohet NATO-s, ky ishte gjithashtu pozicioni i SHBA-së edhe nën paraardhësin e tij Joe Biden.

Politico, përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI