Flash

Dështoi të merrte Nobelin, Trump merr “Çmimin e Paqes” nga FIFA

Lapsi.al 5 December 2025
Dështoi të merrte Nobelin, Trump merr “Çmimin e

Donald Trump është nderuar me çmimin e ri të paqes të FIFA-s gjatë shortit të Kupës së Botës.

Organizata drejtuese e futbollit botëror, e cila e shpalli këtë çmim vjetor muajin e kaluar, tha se ai do t’u jepet “individëve që kanë ndërmarrë veprime të jashtëzakonshme dhe të pazakonta për paqen”.

Trump ka kërkuar prej kohësh një Çmim Nobel për Paqen për angazhimin e tij në zgjidhjen e konflikteve globale, përfshirë edhe armëpushimin e arritur mes Izraelit dhe Hamasit në tetor.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka ndërtuar një marrëdhënie të fortë me presidentin amerikan, e mbështeti atë për Çmimin Nobel më herët këtë vit.

Infantino i dorëzoi Trump-it një trofe të madh të artë, të formuar nga duar që mbajnë globin, si dhe një medalje ari, të cilën ai tashmë e mbante në qafë.

Donald Trump, gjatë fjalës së tij në shortin e Kupës së Botës 2026, deklaroi se ky ishte “një nga nderet më të mëdha të jetës sime.”

LEXO EDHE: “The Guardian”: Lidhjet e errëta të Gianni Infantino me politikën …dhe Donald Trump

“Ne shpëtuam miliona jetë, Kongo është një shembull, 10 milionë njerëz kishin vdekur dhe shumë shpejt po shkonin drejt shifrës 10 milionë të tjerë. Po ashtu edhe me Indinë dhe Pakistanin, ne ndaluam luftëra që ishin gati të shpërthenin.

Gianni ka bërë një punë të jashtëzakonshme, keni vendosur rekord të ri në shitjen e biletave. Është një tribut i bukur për ju dhe për lojën e futbollit, ose siç e quajmë ne, soccer. Shifrat janë përtej asaj që mendonim se ishte e mundur”, tha ai.

Më tej, Trump shtoi: “Bota tani është një vend më i sigurt. SHBA nuk po kalonte një periudhë të mirë një vit më parë, ndërsa tani jemi vendi më ‘i nxehtë’ në botë.”

Të këshilluara

Burrë e grua gjenden të pajetë në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku burrë e grua janë gjetur të pajetë në banesë. Sipas raportimeve, çifti ishte shpallur i zhdukur nga fëmijët që jetoni...

18:59

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI