Flash

Berisha-Ramës për Ballukun: Paralizë e stisur për ta përdorur si mburojë

Lapsi.al 5 December 2025
Berisha-Ramës për Ballukun: Paralizë e stisur për ta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se pezullimi i Belinda Ballukut me vendim të GJKKO, ka paralizuar punën e qeverisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se ky është një mashtrim, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore, as kushtetuese që pezullimi i një ministri të pengojë funksionimin e qeverisë.

Sipas kryedemokratit, paraliza që tha Rama është e stisur për ta përdorur si mburojë dhe mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese.

“Në të vërtetë kjo është një paralizë e stisur e qëllimshme nga vetë bashkëhajdutët Rama–Balluku për ta përdorur atë si mburojë dhe mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese, pa çka se ky është rasti i parë në botë që një kryeministër shndërrohet në avokat të ministrit të tij hajdut dhe vetëm se ai është hajduti kryesor”, shkruan Sali Berisha, teksa i referohet kushtetutes dhe ligjit.

Berisha sjell edhe rastin e tij, kur Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, nën presionin, sipas tij të Ramës hodhi poshtë kërkesën e 30 deputetëve të PD për shqyrtimin e vendimit antikushtetues të SPAK-ut për kufizimin e lëvizjes personale.

“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, nën presionin e gjithanshëm të Ramaduros, i cili në mënyrë antikushtetuese hodhi poshtë kërkesën e 30 deputetëve të PD për shqyrtimin e vendimit antikushtetues të SPAK-ut për kufizimin e lëvizjes time personale në hetim me pretendimin absurd se 30 deputetë nuk legjitimoheshin për kërkesën e tyre, me një standard antikushtetues do të vendosë më datën 12 dhjetor, në konflikt flagrant me ligjin, për shqyrtimin e kërkesës së Edi Ramës për anulimin e pezullimit të Belinda Ballukut, duke i dhënë kështu një colpo di grazia organit garant të Kushtetutës”, mbyll postimin e tij Berisha.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë një 61-vjeçar në Shijak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak, pasi një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Çizmeli. Paraprakisht dyshohet se shtetasi me ...

10:07

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI