Flash

PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për Ballukun, mazhoranca nuk e pranon

Lapsi.al 4 December 2025
PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për Ballukun,

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi thotë se nuk e ka pranuar kërkesën e PD për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama për çështjen e Belinda Ballukut.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kërkon në Kuvend kryeministrin Edi Rama për të zhvilluar interpelancën për çëhstjen Ballukun, kërkesë që nuk u aprovua me argumentin se çështja është në Kushtetuese.

Bardhi akuzoi Ramën se është kthyer në avokat mbrojtës i Belinda Ballukut dhe se po i fshihet deputetëve. Deputeti dmeokrat u shpreh se urdhëruesi i aferës së Llogarasë është Rama. Ai akuzoi shefin e qeverisë se po i bën presion Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se ankimi është ndërhyrhje në një çështje të drejtësisë.

“Çdo shqiptar e ka parë që Rama del dhe flet me vete 3 herë në ditë për këtë çështje, del dhe mbron të pandehurën ministre të paktën 3 herë në ditë me videoselfie apo postime në twitter si një mjet presioni ndaj Kushtetueses. Një njeri që flet nga mëngjesi në darkë për këtë çështje, i fshihet deputetëve dhe llogaridhënies. Në këtë rast fshihet pas një shkresë tuajën që thoni s’mund të shqyrtoni shkresën e Gjykatës Kushtetuese.

Ne duam të dimë cili është motivi që ka në kabinat numrin 2 të pandehur nga SPAK, pse është bërë kryeministri i parë në historinë e botës që ndërhyn në një çështje në hetim, ka kërkuar ne emër të Këshillit shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së për pjesën që ka disponuar vendosjen e pezullimit të detyrës.

Ç’punë ka kryeministri që shndërron institucionin në zyrë avokatie ndaj një të pandehure. Pse do duhet kryeministri të bëhet palë në një çështje ku nuk është palë. Ai duhej të ishte këtu për të dhënë të pavërtetat e tij. Ai vetë e pranon përmes kërkesës në Kushtetuese që është bashkëfajtor me ballukun, duhej të ishte marrë bashkë i pandehur. Kërkesën e ka bërë për veten e vet, sepse urdhëruesi i aferës së tenderit të Llogarasë është Rama. Ka paditur një vendim individual për të zhbërë një masë individuale sigurimi. Pse ka ndërhyrë në një çështje të drejtësisë, pse nuk e shkarkon Ballukun? Kuvendi mund të këtë vullnet, por kërkohet procedura përkatëse dhe propozimi i kryeministrit. Të vijë të japë llogari pse e ka të domosdoshme për të mbajtur të pandehur një zv.kryeministre”, tha Bardhi.

Kërkesa u rrëzua me 74 vota kundër dhe 17 pro.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët lokali në Lezhë

Një lokal në Lezhë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Lezhë. Blutë bëjnë me dije se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe si pasojë e ...

13:05

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI