Flash

Ndryshimet e Komisionit të Ekonomisë: Fshihen detyrimet e papaguara për taksat

Lapsi.al 4 December 2025
Ndryshimet e Komisionit të Ekonomisë: Fshihen detyrimet e papaguara

Në diskutimet nën për nen të paketës fiskale, Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi disa ndryshime në projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. Një nga pikat kryesore të miratuara lidhet me fshirjen e plotë edhe të taksave dhe tarifave vendore që u përkasin periudhave tatimore deri në vitin 2014.

Drafti i propozuar nga Ministria e Financave parashikonte fshirjen e plotë vetëm të detyrimeve të papaguara të bizneseve në tatime dhe dogana deri në 2014. Amendimet e miratuara u propozuan nga deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe.

Deputeti Braçe kërkoi gjithashtu që të përfshihen në skemën e lehtësimit edhe detyrimet e tjera vendore më të vjetra se 10 vite, duke propozuar që bizneset të kenë mundësinë t’i shlyejnë me pagesë të 50% të vlerës, ndërsa 50% e mbetur të falet. Sipas tij, e njëjta mundësi që u jepet detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave duhet t’u jepet edhe detyrimeve ndaj pushtetit vendor.

Komisioni miratoi amendimet e deputetit Ejon Braçes për nenin 6 të projektligjit, ndërsa rrëzoi një pjesë të amendimeve të deputetit të partisë Demokratike Enno Bozdo, e cila propozoi që nga fshirja të përjashtohen individët që zotërojnë disa subjekte që kanë përfituar financime publike pas vitit 2015, apo që kanë deklaruar bilance pozitive pas vitit 2020.

Ministria e Financave argumentoi se një kriter i tillë do ta bënte skemën të pazbatueshme për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë së plotë, ndaj mbeti në fuqi parimi i universalitetit. Projektligji përcakton se për të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore direkte apo indirekte të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja e plotë e tyre, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit do të fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, por jo kontributet.

Për detyrimet që i përkasin periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme: nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet; ose, nëse paguajnë 75% deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026./Monitor

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët lokali në Lezhë

Një lokal në Lezhë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Lezhë. Blutë bëjnë me dije se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe si pasojë e ...

13:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI