Flash

Macron: Kina ka aftësi vendimtare për të ndikuar në armëpushimin në Ukrainë

Lapsi.al 4 December 2025
Macron: Kina ka aftësi vendimtare për të ndikuar në

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Kina zotëron “aftësi vendimtare” për të ndikuar në arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Komentet u bënë gjatë takimit të tij me Presidentin kinez Xi Jinping, i zhvilluar në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin.

Macron theksoi se roli i Kinës në stabilizimin e situatës ndërkombëtare është i rëndësishëm, veçanërisht në krizën e vazhdueshme në Ukrainë. Ai nënvizoi se Pekini është një aktor me peshë në çështjet globale dhe se mbështetja e tij mund të jetë thelbësore për të shtyrë palët drejt një zgjidhjeje diplomatike.

“Kina ka aftësinë të ndikojë në mënyrë vendimtare në çështjen e armëpushimit në Ukrainë,” u shpreh lideri francez. Gjatë deklaratave të përbashkëta, Macron theksoi gjithashtu nevojën që Franca dhe Kina të kapërcejnë “dallimet” mes tyre. Ai pranoi se mes dy vendeve ekzistojnë herë pas here mosmarrëveshje, por sugjeroi se ato nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin për sfidat globale. “Ngandonjëherë ka mosmarrëveshje, por është përgjegjësia jonë t’i kapërcejmë ato për të mirën e përbashkët,” tha ai. Takimi mes dy liderëve vjen në një moment kritik për diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbeten ndër prioritetet kryesore të Evropës.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI