Flash

Gazetari ukrainas ndalon "vajzën" e Putinit në Paris: Thuaji babait të ndalë luftën

Lapsi.al 4 December 2025
Gazetari ukrainas ndalon "vajzën" e Putinit në Paris: Thuaji

22-vjeçarja Luiza Rozova, që njihet si vajza sekrete e Vladimir Putinit, u detyrua të deklaronte se i vjen “vërtet keq” për luftën brutale në Ukrainë. Ajo u ndalua nga një gazetar ukrainas, vëllai i të cilit u vra së fundmi në një sulm rus me raketa. Ajo e përgëzoi gazetarin që pati “guximin” për të folur me të, por më pas u zhduk në rrugët e kryeqytetit francez ku jeton tani.

Gazetari ukrainas i rrjetit TSN, Dmytro Sviatnenko, vëllai i të cilit, Volodymyr, u vra në një sulm me raketa të Putinit në nëntor, i cili i kërkoi asaj që të fliste me sundimtarin rus për t’iu lutur atij që të ndalonte gjakderdhjen.

Luiza, emri i vërtetë i së cilës është Elizaveta Krivonogikh, lindi gjatë një afere jashtëmartesore që Putini pati me pastruesen e shndërruar më pas në multimilionere Svetlana Krivonogikh, tani një bankiere 50-vjeçare dhe pronare e një klubi striptizi.

“Tre javë më parë, babai yt vrau vëllain tim”, i tha ai vajzës së Putinit. Ai e pyeti se si mund të jetojë ajo në Evropën, e portretizuar si "të urryer" dhe "të mallkuar" nga Putini. “Thuaj diçka! A i mbështesni politikat e tij?”, iu drejtua ai sërish asaj.

Duke mbajtur një maskë që i mbronte pjesërisht fytyrën, Luiza u përgjigj fillimisht: "Nuk të dhashë leje të më filmoje".

“Epo, e dini, Kievi është aktualisht pa energji elektrike dhe ka një alarm për sulme ajrore tani. As ne nuk dhamë lejen tonë për këtë. Çfarë mendoni për politikat e babait tuaj?”, i tha ai.

“Çfarë lidhje ka kjo me mua?”, tha ajo.

“Epo, ai është babai yt. Të paktën, mund ta telefonosh tani dhe t’i thuash, ‘Babi, ndalo së bombarduari Kievin’”.

Ajo u përgjigj: ‘Epo, sigurisht.’

Ai i tha: ‘Epo, provoje.’

Ajo përsëriti: ‘Epo, sigurisht.’

Më pas Luiza u largua duke mos thënë më asnjë fjalë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI