Flash

VIDEO EKSKLUZIVE e ekzekutimit në Elbasan/ Dyshimet e vrasjes për borxhet e pashlyera

Lapsi.al 3 December 2025
VIDEO EKSKLUZIVE e ekzekutimit në Elbasan/ Dyshimet e vrasjes për

Lapsi.al ka siguruar videon e atentatit ku u ekzekutua biznesmeni 43-vjeçar Edmond Mëhalla, të dielën në mbrëmje në qytetin e Elbasanit.

Pamjet tregojnë momentin kur autori afrohet i vetëm pranë makinës së viktimës dhe qëllon disa herë. Personi i armatosur mban një kapuç në kokë për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.

[video width="832" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/12/Vrasja-ne-Elbasan.mp4"][/video]

Vrasja ndodhi rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu”. Viktima sapo kishte dalë nga zyra dhe u fut në makinën e tij "Range Rover", kur u qëllua me 6 plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas policisë, pasi u sigurua se objektivi kishte ndërruar jetë, autori u largua me një makinë “Audi” të zezë në drejtim të rrugës Elbasan–Librazhd. Automjeti i marrë me qira u gjet të nesërmen i djegur në fshatin Mirakë. Qitësi mbetet ende i paidentifikuar. 

Arrestimet dhe të kërkuarit 

Hetimi çoi në arrestimin e Xhino Agos, ish-ortak i viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ai është personi që dyshohet se i dha autorit makinën e përdorur në krim. 

[caption id="" align="alignnone" width="900"]Ekzekutimi i biznesmenit, ky është Xhino Ago, is - Syri | Lajmi i fundit Xhino Ago[/caption]

Në pranga u vu edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roje në një karburant, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi”.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim dy persona:

Marselo Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale

[caption id="" align="alignnone" width="891"]FOTO/ Ky është Marselo Arani, një nga të dyshuarit për ekzekutimin e Mondi  Mëhallës Marselo Arani[/caption]

Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, i dyshuar për veprat “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”

Uniformat blu kanë vënë në pranga këtë të mërkurë një tjetër bashkëpunëtor në ngjarje. Ai është Nevzat Spaho, 29 vjeç nga Prrenjasi. I riu me precedent penalë ka pranuar se makina e ortakut të viktimës iu dha disa lezhjanëve para ngjarjes.

Dyshimet, mosmarrëveshje për borxhe të pashlyera

Burime pranë hetimit thonë se viktima dhe personat e dyshuar si autorë ishin të njohur mes tyre. Dyshohet se Mëhalla kishte pasur konflikte të zgjatura me disa prej tyre lidhur me borxhe të pashlyera, të dhëna me fajde, dhe se tensionet kishin agravuar prej muajsh.

Sipas të njëjtave burime, viktima kishte ushtruar presion dhe më herët kishte pasur konflikte verbale e fizike me disa prej personave të përfshirë, çka mund të ketë ndikuar për atentatin. Dyshohet se vrasja është kryer në kushtet e një hakmarrjeje të menjëhershme, pas një konflikti të degjeneruar, por rolet e secilit prej personave të arrestuar dhe të kërkuar mbeten për t’u përcaktuar nga policia dhe hetimi do përcaktojë autorësinë e secilit.

Ndërkohë, Rolando Gjoni, banues në Lezhë, është shoqëruar dhe marrë në pyetje, pasi kishte në përdorim një nga makinat e viktimës. Ai ka dhënë shpjegimet e tij dhe është lënë i lirë, pasi autoritetet nuk kanë konstatuar përfshirje të tij në krim. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI