Flash

Larg thikave çuna, mos ia bëni qejfin gjyqtarëve që inkurajojnë krimin

Lapsi.al 3 December 2025

“Ka marrë 2 thika afër zemrës”….

Ky ishte lajmi që lexova sot sapo hapa sytë. M’u duk si “déjà vu”. Një tjetër bir nëne dergjet në spital, duke luftuar me jetën nga plagët e këtij mjeti prerës që po bën kërdinë. M’u kujtua data 18 nëntor 2025, kur gjyqtares Brikena Ukperaj iu dhimbs vrasësi dhe nxitoi ta shpërblente me ulje dënimi. Inkurajon krimin dhe u jep mesazh të rinjve: sa të jetë gjyqtare Brikena me demonët e tjerë, mos e çani kokën.

Vazhdoni kasaphanën me thika se asgjë s’ju gjen. 8 vite burg dhe ke prapë mundësi të rifillosh jetën. Është shumë zemërgjerë dhe empatike Brikena, jo se do kriminelin, por do ato verdhushkat. Sa më shumë të vriteni ju me njëri- tjetrin, aq më shumë gjyqtarja do trashet e do fryhet.

Qendroni larg thikave çuna!

Mos ua bëni qejfin kriminelëve me stilolaps, se ata klientë duan të bëjnë pazare… Mos i trishtoni nënat, djem, se ato ju duan më shumë se duan veten dhe pa ju ato s’kanë frymë të marrin. Qendroni larg thikave, djem, se mezi ju kanë rritur nënat tuaja; ju janë dritë shpirti dhe pa ju ato shuhen përgjithmonë.

Mos i vishni nënat tuaja me të zeza para kohe, se loti i nënës për birin e saj nuk ka çmim. Mos i çoni nënat tuaja nëpër salla gjyqi, sepse ato mund të “vriten” për së dyti; mund t’ju qellojë një gjyqtare si Brikena Ukperaj, e cila e përdor sallën e gjyqit si ankand.

Bëhuni të zgjuar, djem, qëndroni larg thikave dhe përqafoni jetën!

Shenim: Aurela Toshkëzi është nëna e  Stiven Toshkezit, 20 vjeçari i cili u vra  mbrëmjen  19 prillit 2023. Në 18 Nentor 2025 gjyqtaret e Gjykates se Apelit i ulën 6 vite burg autorit të vrasjes, Alsel Hoxha. 

Të këshilluara

Shqiptarët mes frikës, mjerimit dhe heshtjes

Këtë tetor nisa një bashkëpunim me BIRN për të realizuar disa reportazhe me tema të ndryshme, kryesisht sociale dhe mjedisore. E mora përsipër me dëshirë këtë p...

11:21

Një turp i madh

Një tribunë që i pëlqen të fishkëllejë: dje himnit të Sllovenisë, një vend mik i Kosovës, sot Granit Xhakës, më të mirit futbollist me origjinë shqiptare ndonjë...

12:34

Frikë, poshtërim, shpresë

Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për vendet që synojnë anëtarësimin në BE, së bashku me komunikatën për procesin e zgjerimit, m’u kujtua ...

14:57

Triumfi i moralit të skllavit

Nën hijet drithëruese të Gjermanisë naziste, një teolog i ri me emrin Dietrich Bonhoeffer dalloi një të metë të thellë dhe të rrezikshme njerëzore: konformiteti...

12:13

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI