Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Egnatia provon shkëputjen, në Durrës rrezikon Elbasani: ekipet në fushë pas 72 orësh

Lapsi.al 3 December 2025
Egnatia provon shkëputjen, në Durrës rrezikon Elbasani: ekipet
Dhjetori ka nisur me mesjavën e futbollit, për javën e 14 të Superiores, që natyrisht do ti vendosë në sprovë të gjitha skuadrat e kampionatit, që zbresin në fushë tre ditë nga hera e fundit. Një javë që, në fakt, mund ta ndajë renditjen qartazi në dy pjesë, duke qenë se kryesuesit përballen të gjithë me gjysmën e dytë, me përjashtim të Elbasani që rrezikon më shumë se të gjithë në Durrës. Gvozdenovic pret të kthehet te fitorja pas dy barazimesh radhazi, ndërsa Dobi kërkon ta shfrytëzojë rastin për të ngushtuar distancën që e ndan nga kreu, aktualisht në 4 pikë. Mund të përfitojë Egnatia e Vllaznia, me rrogozhinasit që vijnë nga dy fitore radhazi e luajnë në shtëpi me Flamurtarin, e me shkodranët që janë në një krizë që duhet ta kapërcejnë ndaj Vorës, me të cilën ka këmbyer fushën, duke e pritur në Loro Borici, pavarësisht se pritëse është skuadra e Bellait. Nuk është indiferente ndaj këtyre përballjeve Dinamo, që pas 4 javësh pa fitore, duhet të triumfojë në derbi për të mos lejuar distancim tjetër nga kreu. Tirana, me një kalendar asfiksues, rrezikon ta shohë veten të mbytur, nëse Nuhiu dhe të tijtë nuk shkunden dhe të marrin fitoren e parë që mungon nga derbi me Partizanin në fazën e parë.

Lexo më tej: Teuta fiton në Shkodër pas 8 vjetësh, shuhet rekordi i Vllaznisë: Elbasani merr kreun

E pikërisht të kuqtë janë përballë një ndeshje që mund t'i largojë, apo t'i përfshijë sërish në telashe. Kërnaja do të përballet me Bylis, që në fakt ja ka bërë gjithnjë të vështirë jetën kryeqytetasve, por fitorja do ta projektonte Partizanin drejt zonave të qetë, ndoshta edhe asaj Final 4 që tekniku vazhdon ta përmendë. Josa shpreson të kundërtën, sepse me ekipet të ndara nga një pikë, suksesi në Arenën e Demave do ti jepte mundësinë mallakastriotëve parakalimin. Sidoqoftë, java e 14 e ndarë mes të mërkurës e të enjtes është një provë force për ekipet, që duhet të gjejnë energjitë për të përballuar një javë me tre ndeshje, duke llogaritur edhe fundjavën e ardhshme.

KATEGORIA SUPERIORE

03/12/2025 16:30 Partizani-KF Bylis 16:30 Teuta-AF Elbasani 19:30 FC Dinamo City-KF Tirana 04/12/2025 13:30 Vora-Vllaznia 16:30 KF Egnatia-Flamurtari FC

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI