Flash

Deklarata e fortë në Kongresin e SHBA: Të rishikohet reforma në drejtësi në Shqipëri

Lapsi.al 3 December 2025
Deklarata e fortë në Kongresin e SHBA: Të rishikohet reforma

Kongresmeni amerikan Keith Self ka kërkuar që të rishikohet funksionimi i reformës në drejtësi në Shqipëri.

Deklarata u bë gjatë diskutimeve në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

Kongresmeni Self ngriti shqetësimin e vonesave të çështjeve gjyqësore, duke thënë se ato minojnë sundimin e ligjit, besimin e publikut dhe procesin e rregulltë ligjore. Po ashtu ai theksoi se rishikimi i reformës në drejtësi lidhet me faktin nëse po ofrohet drejtësi e paanshme për qytetarët shqiptarë.

“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm në Shqipëri. Megjithatë, pas 10 viteve implementim, është e arsyeshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç ishte parashikuar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë fakti që numri i çështjeve të prapambetura në nivel kombëtar është rritur nga rreth 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesat e tilla minojnë sundimin e ligjit, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor. ”.

Në deklaratën e tij, Kongresmeni Self u ndal tek situata problematike në vendet e Ballkanit Perëdimor që nga emigracioni i paligjshëm, papunësia, rritja e varfërisë, etj.

Ai tha se këta faktorë po ndikojnë negativisht në sundimin e ligjit për të nxitur krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin.

“Jeta e përditshme në Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga një popullsi në rënie dhe në plakje. Ashtu si në shumë pjesë të tjera të Evropës, po ndodh një eksod i atyre që janë të kualifikuar dhe të arsimuar. Emigracioni i paligjshëm është i përhapur, ndërsa shkalla e papunësisë dhe varfërisë po rritet ndjeshëm. Këta faktorë po ndikojnë negativisht në sundimin e ligjit, duke nxitur krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin.

Gjatë atyre viteve, unë kam qenë i përfshirë nga afër në operacionin “Allied Force” të NATO-s në vitin 1999. Kam përvojë të drejtpërdrejtë në ndihmën për të siguruar paqe dhe stabilitet në këtë rajon të rëndësishëm. Megjithatë, pas kaq shumë vitesh, Ballkani Perëndimor mbetet ende një vatër e tensioneve.

Pa një ndryshim strategjie, udhëheqja amerikane duhet të ketë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e konflikteve të reja që do të ndikojnë negativisht në ekuilibrin e fuqisë në Evropë. Unë përgëzoj administratën Trump për riangazhimin në këtë rajon që shpesh është lënë pas dore,” tha Self.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Priten res...

07:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI