Flash

U ekzekutua në automjetin e tij, ceremonia mortore nën masa të shtuara sigurie

Lapsi.al 2 December 2025
U ekzekutua në automjetin e tij, ceremonia mortore nën masa të

Sot, në orën 10:00, në qytetin e Elbasanit do të përcillet për në banesën e fundit biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla (Edmond Hyka), i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës brenda automjetit të tij.

Ceremonia mortore zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve po vijojnë intensivisht.

Burime të grupit hetimor konfirmojnë se një person nga Lezha është shoqëruar nga policia, pasi dyshohet se mund të ketë dijeni rreth konfliktit që Mehalla kishte pak ditë para ekzekutimit.

Kjo përplasje, ende e paqartë në motive, po shihet si një nga pistat kryesore të hetimit. Policia ka konfirmuar se Naldo Gjini është emri i parë i dyshuar për ekzekutimin mafioz të biznesmenit. Struktura të shumta të policisë janë angazhuar në kërkim të tij, ndërsa kontrollet po shtrihen në disa qytete.

Hetimet kanë zbuluar një tjetër element të rëndësishëm: përveç “Audi”-t të djegur të gjetur në Mirakë, një automjet i dytë i dyshuar si i përdorur në ngjarje është identifikuar në Durrës dhe është sekuestruar për ekspertizë të thelluar.

Dy mjetet po analizohen për gjurmë biologjike, shenja gishtash dhe çdo provë që mund të çojë në identifikimin e atentatorëve. Vrasja ndodhi rreth orës 20:35 të së dielës, pranë biznesit të viktimës në Unazën Jugore.

Sipas ekspertëve, Mehalla është qëlluar me tre plumba, dy prej të cilëve në kokë ,një metodë tipike e ekzekutimit profesional. Ai sapo ishte futur në automjet kur u sulmua. Deri tani janë shoqëruar të paktën 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e Elbasanit dhe vijon kontrollet në banesa, rrugë dytësore dhe zona periferike. Familjarë dhe të afërm të viktimës janë marrë në pyetje për të ndihmuar në identifikimin e konflikteve të mundshme që 43-vjeçari mund të ketë pasur së fundmi.

Burime zyrtare konfirmojnë se Mehalla kishte precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Ky fakt, së bashku me konfliktin e ditëve të fundit, po konsiderohet një pistë e fortë që hetuesit po e ndjekin me përparësi.

Grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, vazhdon punën për mbledhjen e çdo prove dhe për analizimin e pamjeve filmike të zonës. Autorët vijojnë të jenë ende në arrati, ndërsa priten zhvillime të reja në orët në vijim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri ...

07:26

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI