Flash

Pas Covid-19, tejkalimet buxhetore zbulojnë nevojat në sektorin e shëndetësisë

Lapsi.al 2 December 2025
Pas Covid-19, tejkalimet buxhetore zbulojnë nevojat në sektorin e

Pas pandemisë “Covid-19”, nevojat për financimin e shërbimeve publike të shëndetësisë janë rritur më shumë sesa ndan buxheti i shtetit për këtë sektor, ndryshe nga fushat e tjera të shërbimeve publike.

Një analizë e Kuvendit të Shqipërisë për deputetët tregoi se sektori shëndetësor ka më shumë nevoja për financime sesa parashikohen, duke dëshmuar për dobësitë në programim dhe mos-ndarje të drejtë të buxhetit sipas nevojave.

Në vitin 2021 shpenzimet faktike për Ministrinë e Shëndetësisë ishin 78,361 milionë lekë, ndërsa parashikimet ishin 70,998 milionë lekë, 7,363 milionë lekë ose 110.37% më shumë se plani.

Në vitin 2022 shpenzimet faktike ishin 77,225 milionë lekë, ndërsa ato të parashikuara ishin 74,572 milionë lekë, ose 103.56%. Në 2023 shpenzimet ishin të njëjta me programin, por në 2024 shpenzimet faktike ishin 78,795 milionë lekë ose 4.24% më shumë se buxheti në dispozicion.

Në vitin 2021 dhe 2022, pandemia e COVID-19 mund të ketë shkaktuar nevojën për më shumë shpenzime në sektorin e shëndetësisë, siç janë blerjet e pajisjeve, ilaçeve dhe kostot për kujdesin e pacientëve, duke çuar në një tejkalim të parashikimeve. Ky mund të ketë kontribuar në realizimin e shpenzimeve që janë më të larta sesa ishin parashikuar.

Viti 2025 ende nuk është mbyllur, por kërkesat e spitaleve dhe sektorit shëndetësor publik po vijnë në rritje nga plakja e popullsisë dhe barra më e madhe e sëmundjeve.

Në shërbimin spitalor parashikimet për fondet i bëjnë shefat e pavioneve. Por shpesh disa shërbime përballen me flukse më të larta se të dhënat historike. Duke qenë se shefat e shërbimeve janë mjekë dhe nuk e kanë parësore planifikim-menaxhimin, ndoshta profesionistët e ekonomisë mund të bënin parashikime më të sakta.

Rritja e kërkesës për shërbime shëndetësore në vendin tonë po rritet me shpejtësi dhe flukset janë shumë me të mëdha në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Megjithë nevojat e larta për financime, buxheti për shëndetësinë ka pësuar ulje si në raport me PBB-në ashtu edhe me shpenzimet e përgjithshme buxhetore.

Nga viti 2021 në 2026, pjesa e buxhetit të shtetit e dedikuar për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale ka rënë nga 11.3% në 9.3%, një ulje prej rreth 2 pikë përqindje në pesë vjet. Ka një rritje nominale të buxhetit të shëndetësisë (si vlerë absolute), por ka një ulje të rëndësisë relative të këtij sektori në buxhetin e përgjithshëm të shtetit.

Gjithashtu, nga 2021 në 2026, shpenzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale si pjesë e PBB-së kanë rënë nga 4.22% në 2.97%, nivele shumë më të ulëta se vendet e rajonit dhe të BE-së që financojnë 4–9% të PBB-së për nevojat shëndetësore./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri ...

07:26

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI