Flash

Parashikohet rritje taksash, protestë masive kundër buxhetit në Bullgari

Lapsi.al 2 December 2025
Parashikohet rritje taksash, protestë masive kundër buxhetit në

Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan mbrëmjen e kaluar në kryeqytetin bullgar dhe në mbi një duzinë qytete të tjera, në një nga demonstratat më të mëdha të viteve të fundit. Turmat kërkuan tërheqjen e buxhetit të ri për vitin 2026 dhe dorëheqjen e qeverisë së pakicës të kryeministrit Rosen Zhelezkov.

Sheshi para Asamblesë Kombëtare në Sofje u mbush me rreth 50,000 protestues, sipas agjencisë BTA. Demonstruesit mbanin flamuj bullgarë e evropianë, brohorisnin “Dorëheqje!” dhe projektonin fjalët “Dorëheqje” dhe “Mafia” në fasadat e ndërtesave shtetërore. Mes pankartave binin në sy “Gjenerata Z po vjen” dhe “Bullgaria e Re pa mafien”.

Protestuesit kundërshtojnë buxhetin e vitit 2026, i cili parashikon rritje taksash dhe kontributesh për sigurimet shoqërore, duke akuzuar qeverinë për shkelje të premtimeve. Pakënaqësia u nxit gjithashtu nga perceptimi i lartë i korrupsionit në sektorin publik — një problem që prej vitesh e mban Bullgarinë ndër vendet më të korruptuara të BE-së.

Ndërsa protesta qendrore ishte tërësisht paqësore, tensionet shpërthyen pas përfundimit të saj. Disa grupe u përplasën me policinë, duke hedhur gurë, shishe dhe fishekzjarre. Sipas BTA-së, kazanëve të plehrave iu vu flaka, një furgon policie u dëmtua, dhe dëmtime u raportuan në zyrat e partisë në pushtet dhe të një partie aleate.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI