Flash

Kreu marrëdhënie seksuale me 18-vjeçaren, gjykata lë në burg oficerin e policisë

Lapsi.al 2 December 2025
Kreu marrëdhënie seksuale me 18-vjeçaren, gjykata lë

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e policisë, Jetmir Uta, 24 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim detyre”. Uta u arrestua më 29 nëntor, në momentin kur po hynte në territorin e Shqipërisë, pas disa ditësh në arrati.

Arrestimi erdhi pas kallëzimit të bërë në polici nga një 18-vjeçare, e cila, në praninë e nënës së saj, deklaroi se oficeri kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj, duke abuzuar me pozitën që mbante.

Pas denoncimit, Uta u largua drejt Kosovës, ndërsa u shpall në kërkim. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën hetim është vënë edhe nëna e Jetmir Utës, e cila dyshohet se ka ushtruar presion dhe ka kërcënuar vajzën për ta detyruar të mos e kallëzonte në polici.

Mësohet se gjatë hetimeve ka rezultuar se Uta e kishte kërcënuar 18-vjeçaren duke i kërkuar ta takonte sërish, në të kundërt do të publikonte foto dhe video komprometuese të saj, të cilat i kishte siguruar më parë në mënyrë të paligjshme.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI