Flash

Tronditje në NATO: Amerika gati t’i dorëzojë drejtimin ushtarak Gjermanisë

Lapsi.al 1 December 2025
Tronditje në NATO: Amerika gati t’i dorëzojë drejtimin

I dërguari amerikan në NATO, Matthew Whitaker, deklaroi se ai “shpreson që një gjerman të marrë komandën e forcave aleate në Europë”, kanë tronditur shtetet anëtare të NATO-s dhe kanë ndezur debat mbi rolin e ardhshëm të SHBA në aleancë. Sipas Newsweek, komentet e tij në Konferencën e Sigurisë në Berlin janë lexuar si sinjal i një tërheqjeje graduale të Washingtonit nga dominimi tradicional në strukturat ushtarake të NATO-s.

Prej krijimit të aleancës, posti i SACEUR, komandantit suprem të Forcave Aleate në Europë, ka qenë gjithmonë në duart e amerikanëve, që nga Dwight Eisenhower në vitin 1950 e deri te gjenerali aktual Alexus Grynkewich. Ideja që një gjerman mund të zëvendësojë një amerikan është parë si një ndryshim historik.

Sugjerimi i Whitaker vjen pas qëndrimeve të përsëritura të Donald Trump, i cili prej vitesh kritikon vendet europiane për mungesë investimesh në mbrojtje. Megjithatë, Whitaker u përpoq të qetësonte aleatët duke thënë se SHBA mbetet e angazhuar në NATO, ndërsa vlerësoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes nga qeveria gjermane e Friedrich Merz, që ka premtuar “ushtrinë konvencionale më të fortë në Europë”. 

Ekspertët e sigurisë e shohin këtë si pjesë të një ripozicionimi strategjik të Shteteve të Bashkuara. Komentet e Whitaker tregojnë qartë se SHBA e sheh Azinë si prioritetin kryesor gjeopolitik, ndaj ka ndërmend të zhvendosë një pjesë të kapaciteteve nga Europa.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse SHBA heq dorë nga posti i SACEUR, kjo do të nënkuptonte humbje të ndikimit amerikan mbi operacionet e aleancës dhe do të lexohej në Europë si një shenjë e qartë të shkëputjes nga angazhimi tradicional i Washingtonit.

Zyrtarët gjermanë e pritën me habi idenë e Whitaker. Përfaqësuesi gjerman në NATO dhe BE, gjeneral Wolfgang Wien, tha se Berlini mund të marrë më shumë përgjegjësi, por posti i SACEUR-it është parë historikisht si detyrë amerikane.

Ndërkohë, Gjermania po vijon modernizimin e ushtrisë. Bundestagu pritet të votojë muajin e ardhshëm një ligj që kërkon që çdo 18-vjeçar të plotësojë një formular për gatishmërinë për shërbim ushtarak. Bunderwehri pritet të rritet në 460 mijë efektivë aktivë dhe rezervistë deri në mesin e dekadës së ardhshme, në përgjigje të kërcënimit të rritur rus që prej vitit 2022.

Newsweek shkruan se, edhe pse nuk pritet një lëvizje e menjëhershme, sugjerimi i Whitaker i jep Berlinit një “votë besimi” dhe hap një fazë të re ku Europa mund të afrohet drejt marrjes së përgjegjësive më të mëdha të sigurisë, gjithmonë me mbështetjen strategjike të Shteteve të Bashkuara.

Përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI