Flash

Berisha: Troplinët përdorin Portin e Durrësit, ku nuk kapet asnjë kg kokainë

Lapsi.al 1 December 2025
Berisha: Troplinët përdorin Portin e Durrësit, ku nuk kapet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Elvis Doçi dhe Kreshnik Farruku, dy personazhe të njohur për autoritetet ligjzbatuese në fushën e narkotikëve, po pinin kafe me Kreun e SPAK Altin Dumanin, ndërsa në Portin e Diurrësit nuk kapet asnjë sasi droge.

Duke folur për gazetarët, pasi doli nga SPAK, Lideri i opozitës theksoi se Troplinët kanë 4 vite që përdorin portin e Durrësit, edhe pse aty nuk kapet asnjë kg kokainë. Gjithashtu Kryedemokrati përmendi edhe operacionin e autoriteteve italiane në Breshia, në javën e kaluar, ku u kapën 1.3 ton kokainë.

"Aty nuk ishte pushim. Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë. Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit. Por kishte aty edhe Kreshnik Farrukun, dy të fundit, të cilët i detyrohen Troplinit lirinë ku janë dhe fshehjen e mandat-arresteve. Ju e morët vesh që operacioni i fundit kishte në epiqendër përsëri Troplinin, Elvis Doçin.

Pra, ka 4 vite që në portin kryesor të vendit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kg kokainë, ndërkohë që nga ky port nisin drejt Italisë dhe vendeve të tjera tonelata dhe tonelata. Javën e kaluar, operacioni në Breshia, që kishte në epiqendër Elvis Doçin, rezultoi se kishin nisur nga Durrësi 1.3 ton kokainë," deklaroi Berisha.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të hënë te ish-Sheshi Shqiponja. Një automjet mësohet se ka përplasur një vajzë. Nuk dihen shkaqet e aksidentit. Po...

08:00

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash. Era me drejtim ...

07:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI