Flash

Netanjahu kërkon faljen për akuzat për korrupsion

Lapsi.al 30 November 2025
Netanjahu kërkon faljen për akuzat për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërkuar zyrtarisht falje nga Presidenti i vendit, Isaac Herzog, në lidhje me akuzat për korrupsion.

Në një deklaratë të dhënë të dielën, zyra e kryeministrit bëri të ditur se Netanyahu i ka paraqitur një kërkesë për falje departamentit ligjor të Zyrës së Presidentit.

Zyra e Presidentit e cilësoi këtë si një “kërkesë të jashtëzakonshme”, me “pasoja të rëndësishme”, raportoi Associated Press.

Netanyahu është përfshirë në një proces gjyqësor të bllokuar prej kohësh për akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, duke përfshirë edhe marrjen e dhuratave luksoze, mes tyre cigare dhe shampanjë.

Kryeministri izraelit u akuzua zyrtarisht në vitin 2019, ndërsa disa nga hetimet që çuan në ngritjen e akuzave datojnë që prej vitit 2015.

Një nga “rolet më të rëndësishme” të presidentit izraelit, sipas faqes zyrtare të institucionit, është fuqia ligjore për të falur të dënuarit ose për të ndryshuar dënimet e tyre.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që Netanyahu të falet, përfshirë edhe në tetor të këtij viti. “Cigaret dhe shampanja, kujt i bëjnë dëm ato?”, u shpreh Trump gjatë një fjalimi në Jeruzalem, duke e quajtur Netanyahun “një nga udhëheqësit më të mëdhenj” të kohës së luftës.

Çështja është shtyrë vazhdimisht për shkak të manovrave ligjore të Netanyahut dhe avokatëve të tij, si edhe për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe diplomacisë gjatë luftës në Gaza.

Netanyahu këmbëngul se është i pafajshëm, duke argumentuar se çështjet kundër tij janë pjesë e një komploti të majtë të orkestruar për të rrëzuar një lider të djathtë të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI