Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Krimi godet sërish/ Policia numëron viktimat, gëzhojat dhe makinat e djegura

Lapsi.al 30 November 2025
Krimi godet sërish/ Policia numëron viktimat, gëzhojat dhe

“Në Shqipëri nuk ka më vrasje mafioze”. Ishte 11 nëntor kur ministrja e Brendshme Albana Koçiu bënte me pompozitet këtë deklaratë në Komisionin e Sigurisë në Kuvend. Por "siguria" e ministres zgjati më pak se mbledhja ku ajo bënte pjesë pasi në hyrje të aeroportit të Rinasit, një nga zonat më të ruajtura në vend, breshëritë e panumërta të 4 personave të maskuar i morën jetën Gilmando Danit.

Miku i tij Muçi Shaljani që ndodhej me të në makinë ndërroi jetë pak ditë më pas në spital. Autorët dogjën makinën në një fshat të Fushë Krujës dhe nga ajo ditë nuk dihet më për ta.

LEXO EDHE: Rinasi skenë krimi, Albana Koçiu në botën “Lonely Planet”

Nuk zgjati shumë dhe më 25 nëntor ishte radha e Lushnjës të tronditej nga breshëritë e plumbave. Shënjestra ishte Julian Sulo, i njohur edhe si “Juli i Pashakos”. Ai mundi të shpëtojë me një plagë të lehtë. Autorët dogjën makinën bashkë me armët dhe u zhdukën pa lënë gjurmë. Një tjetër atentat i tipit mafioz.

LEXO EDHE: Atentati në Lushnje/ Breshëri kallashnikovi drejt rivalit të Aldo Bares

Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar ngjarjet e rënda. Një sulm me armë ndaj një biznesi në Kukës. Më herët (15 nëntor) një shpërthim me tritol tronditi Kamzën. Shënjestra ishte biznesi i dy vëllezërve që sipas policisë iu ishte vënë një gjobë 500 mijë euro nga një grup kriminal. Në pranga u vu edhe ish-polici Jeton Lami, njeriu që shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn. Ai u lirua pak ditë më pas pasi sipas gjykatës nuk kishte prova për ta lënë në qeli.

LEXO EDHE: Përgjimet në SKY ECC/ Pse i duhen krimit policët e korruptuar

E fundit ishte pikërisht mëngjesin e kësaj të diele të 30 nëntorit në Vlorë. Një shpërthim tritoli ndaj një banese tronditi qytetin. Shënjestër ishte familja e Gentjan Zotos, i cili ndodhet në burg pasi është dënuar me 35 vite heqje lirie për një atentat të ndodhur në vitin 2019 në Lungomare të Vlorës ku shënjestër ishte Inez Hajrulla. Të dhënat janë për përplasje mes grupeve kriminale.

Por vulën do t’ia vinte Elbasani. Rreth orës 20.35 u ekzekutua në një atentat tipik mafioz biznesmeni Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka. 43-vjeçari jetonte në Kodrën e Diellit në Tiranë, por bizneset e tij të karburanteve ishin kryesisht në Elbasan. Ai është pronar i disa karburanteve dhe një kompanie të shërbimit taksi.

LEXO EDHE: Autorët ikën me Audi drejt Librazhdit/ Ku po hetohet për vrasjen e Mondi Mëhallës

Sapo doli nga zyra dhe hyri në makinën e tij “Range Rover” iu afruan dy persona që hapën zjarr me pistoletë. Për shkak të 2 plumbave në kokë dhe 3 në trup Mëhalla nuk mundi të mbijetojë.

[caption id="attachment_1046631" align="alignnone" width="752"]Mondi Mëhalla Mondi Mëhalla[/caption]

Autorët u larguan me një Audi të zi drejt Librazhdit ku edhe kanë humbur gjurmët. E kaluara e viktimës flet për arrestime për çështje droge dhe armëmbajtje pa leje.

LEXO EDHE: Emrat/ S’kanë fund ushtarët e krimit në polici, por Proda nuk lëviz nga karrigia

Policia e Albana Koçiut lëshoi edhe këtë herë deklaratën standarde se “një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve”. Megjithatë ministrja e Brendshme është e justifikuar pasi shefi i saj i la detyrë në ditën e emërimit “të mos merrej me policinë”. Rëndësi ka që askush në ministrinë e Brerndshme nuk pi më cigare në ambiente të mbyllura. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI