Flash

Inter nuk gabon në Pisa. Lautaro dygolësh, arrin Mazzola: "Fjalët ja lë atyre jashtë"

Lapsi.al 30 November 2025
Inter nuk gabon në Pisa. Lautaro dygolësh, arrin Mazzola:

Inter nuk gabon në Pisa dhe ngrihet sërish. Pas humbjeve në derbi dhe në Champions kundër Atletico Madrid, në javën e 13-të të Serie A skuadra e teknikut Chivu mposht 2-0 njerëzit e Gilardinos dhe shkon në kuotën e 27 pikëve në renditje. Në “Cetilar Arena”, në pjesën e parë ritme të larta, shumë presion dhe pak aksione të rrezikshme: nga njëra anë provoi Lautaro disa herë, nga ana tjetër Piccinini nuk gjeti portën nga një pozicion i favorshëm.

Në pjesën e dytë pastaj Chivu ndryshoi inercinë e ndeshjes me zëvendësimet dhe “Toro” mbylli llogaritë me një dygolësh brilant (69’ dhe 83’), duke shënuar fillimisht me një të majtë në trekëndësh dhe më pas me një tap-in fitues me asistin e Barella.

LAUTARO ARRIN MAZZOLA

Në ditën e paraqitjes së tij të 250-të në Serie A me fanellën e Inter, Lautaro Martinez shënon golin e tij numër 162 me ngjyrat zikaltër, duke arritur në renditjen e përjetshme emblemën Sandro Mazzola. Një arritje e cila, e shënuar me dygolëshin në “Arena Garibaldi” në 0-2 ndaj Pisës, largon mendimet dhe vendos gjërat në vend nga kapiteni zikaltër: “Jam i lumtur sepse fituam pas dy humbjeve. Dikush më ka kritikuar, jam i mësuar. Punoj për veten, për Interin dhe për familjen time. I lë të flasin ata jashtë”.

“Jam i lumtur për skuadrën, për familjen time dhe për veten. Punoj për Interin, mjafton”, theksoi Lautaro, i cili më pas shtoi: “Shpresoj që historia ime këtu të zgjasë shumë, kam ende shumë vite kontratë dhe njerëzit më duan. Por skuadra vjen gjithmonë para gjithçkaje, unë mendoj vetëm të punoj. Prej shumë vitesh luftojmë për të gjitha kompeticionet, njerëzit jashtë mund të flasin, por ne mendojmë vetëm ta çojmë Interin sa më lart të jetë e mundur”.

Lexo më tej: Sherri mes Conte e Lautaro në Napoli-Inter me inate të bartura: “Fenomen i ka*it”

Për të vënë vulën në dygolëshin e argjentinasit kontribuon edhe Francesco Pio Esposito, i cili ka një darkë të paguar nga kapiteni zikaltër: “Sigurisht. Thonë që nuk ofroj kurrë? Kam dëgjuar shumë gjëra (qesh), edhe shokët e skuadrës bëjnë shaka për këtë. Qëndrimi së bashku vlen shumë për grupin, duke luajtur çdo tre ditë është e vështirë, por sapo kemi kohë, unë organizoj gjithmonë një barbekju si gjithnjë”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI