Flash

Benjamin Netanyahu kërkon falje nga Presidenti izraelit për akuzat e korrupsionit

Lapsi.al 30 November 2025
Benjamin Netanyahu kërkon falje nga Presidenti izraelit për akuzat e

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka paraqitur një kërkesë zyrtare për falje Presidentit izraelit Isaac Herzog, njoftoi të dielën zyra e presidentit izraelit.

“Zyra e Presidentit është në dijeni se kjo është një kërkesë e jashtëzakonshme që mbart me vete implikime të rëndësishme.

Pasi të marrë të gjitha opinionet përkatëse, Presidenti do ta shqyrtojë kërkesën me përgjegjësi dhe sinqeritet”, tha zyra e Herzog. Kërkesa vjen disa javë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nxiti autoritetet e Izraelit të falte Netanyahun.

Në një deklaratë të filmuar, Netanyahu tha se gjyqi e ka ndarë vendin dhe se një falje do të ndihmonte në rivendosjen e unitetit kombëtar. Ai tha gjithashtu se kërkesa që ai të paraqitet në gjykatë tri herë në javë është një shpërqendrim që ia vështirëson atij udhëheqjen e vendit.

Kryeministri Netanyahu është përballur me një gjyq të gjatë për korrupsion. Ai i mohon akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm. Kërkesa e Netanyahut përbëhej nga dy dokumente, një letër e detajuar e nënshkruar nga avokati i tij dhe një letër e nënshkruar nga Netanyahu.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI