Flash

Super Yildiz, Juventus përmbys Cagliarin por humb Vlahovic: “Trajner, u vrava shumë”

Lapsi.al 29 November 2025
Super Yildiz, Juventus përmbys Cagliarin por humb Vlahovic: “Trajner,

Pas suksesit ndaj Bodo në Champions, Juventus kthehet të fitojë edhe në kampionat. Në javën e 13-të të Serie A skuadra e teknikut Spalletti mposht 2-1 Cagliari dhe përpiqet të sistemojë klasifikimin, tani në kuotën 23 pikë. Në Stadium, në pjesën e parë Esposito zhbllokon ndeshjen pas asistit të Palestra-s (26’), pastaj ngjitet në katedër Yildiz dhe bardhezinjtë përmbysin rezultatin falë një dygolëshi të turkut (27’ dhe 46’). Në pjesën e dytë Caprile e Perin përgjigjen të pranishëm ndaj Conceição dhe Idrissi, pastaj Juventus menaxhoi zotërimin me rregull, mbylli hapësirat dhe mbrojti avantazhin, duke flirtuar edhe me të tretin me Koopmeiners dhe Conceição.

Fitorja e parë me teknikun Spalletti në pankinë

Në fillim janë bardhezinjtë që bëjnë ndeshjen, por me ritme të ulëta dhe pa shpërthime në një kundër një. Për 25 minuta zhvillohet një ndeshje shumë taktike, pastaj dy episode ndezin ndeshjen brenda dy minutave. Nga njëra anë Palestra poshtëroi Kostic dhe Esposito mposhti Perin, nga ana tjetër Thuram çau në qendër dhe Yildiz u gjend gati në zonë për të barazuar llogaritë. Pas një diagonaleje me të majtën, Vlahovic kërkoi zëvendësimin dhe doli me dhimbje nga fusha duke ia lënë vendin David, pastaj Caprile ndali një goditje me kokë të Conceição, McKennie nuk e gjeti portën nga një pozicion i mirë dhe në shtesën e pjesës së parë Yildiz goditi sërish duke përmbysur rezultatin me një të majtë precize.

Lexo më tej: Spalletti po bind Vlahovic të rinovojë: David, një dështim, mund të largohet në janar

Pjesa e dytë nisi me një pritje të Caprile ndaj Conceição dhe një të Perin ndaj Idrissi, pastaj Cagliari ngrit lojën në kërkim të barazimit dhe ndeshja u shndërrua në shumë dyluftime individuale dhe një kundër një në gjithë fushën. Nga njëra anë Koopmeiners dhe Conceição iu afruan golit të tretë, nga ana tjetër Felici testoi refleksin e Perin dhe mes kundërsulmeve të vazhdueshme ndeshja u mbyll me një goditje me kokë të Gaetano që nuk pati rezultat. Juventus merr fitoren e parë në Stadium me Spallettin në pankinë.

Vlahovic në lot: “Trajner, më është bërë shumë keq”

Dëmtim i keq për Dusan Vlahovic. Pas gjysmë ore loje, me rezultatin 1-1, sulmuesi bardhezi u detyrua të ndalet për një dëmtim muskulor. Pas goditjes drejt portës së Caprile, Vlahovic u ndal për shkak të një problemi në aduktorin e majtë dhe braktisi fushën pothuajse me lot. Sulmuesi serb dukej se ishte rikuperuar nga lodhja muskulore e pësuar me Kombëtaren, por tani mund të jetë i detyruar të ndalet sërish. Duke dalë nga fusha, serbi i tha teknikut Spalletti: “U vrava shumë keq”. Ekzaminimet instrumentale janë parashikuar në orët e ardhshme për të kuptuar përmasën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI