Flash

Skenarë lufte në Suedi, stërvitje intensive ushtarake me pjesëmarrje të mbretit

Lapsi.al 29 November 2025
Skenarë lufte në Suedi, stërvitje intensive ushtarake me

Qeveria suedeze njoftoi sot, në një komunikatë për media e përkthyer edhe në gjuhën ruse, se ka zhvilluar stërvitje ushtarake simuluese, me pjesëmarrjen e mbretit të Suedisë, princeshës trashëgimtare të fronit suedez, forcave të armatosura dhe deputetëve.

Kjo është hera e parë që nga vitet 1990 që organizohen stërvitje ushtarake kaq të gjera me përfshirjen e të gjithë këtyre aktorëve politik, thekson qeveria.

“Stërvitjet u zhvilluan me iniciativë të qeverisë. Është e rëndësishme të kryhen stërvitje të përbashkëta, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë. Hapi pas hapi dhe stërvitje pas stërvitjeje, ne forcojmë mbrojtjen e përgjithshme dhe qëndrueshmërinë e Suedisë,” deklaroi kryeministri Ulf Kristerson në komunikatën për media.

Stërvitjet, të cilat bazohej në një skenar që parashikonte shpalljen e një lufte ose rrezikun e një konflikti, kishin si qëllim diskutimin e masave që duhet të merren për të ruajtur sigurinë e Suedisë në një situatë të tillë.

“Këto stërvitje lidhen me menaxhimin e incidenteve dhe situatave, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, që mund të shkaktojnë sfida ose tensione për Suedinë, qytetarët suedezë ose interesat suedeze,” theksohet në komunikatën për media.

Pas kësaj pjese, njoftimi përfshinte edhe një përkthim në gjuhën ruse. Shërbimet suedeze të inteligjencës dhe mbrojtjes identifikojnë Rusinë si kërcënimin kryesor për vendin.

Stokholmi ka përshpejtuar rritjen e shpenzimeve ushtarake pas pushtimit të Ukrainës dhe anëtarësimit të Suedisë në NATO në vitin 2024, duke planifikuar të investojë 300 miliardë korona suedeze (rreth 27 miliardë euro) brenda 10 viteve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI