Flash

Bundesliga, rezultatet: Luis Diaz dhe Jackson shpëtojnë Bayern Munich në fund

Lapsi.al 29 November 2025
Bundesliga, rezultatet: Luis Diaz dhe Jackson shpëtojnë Bayern Munich

Në javën e 12-të të Bundesliga-s ndodhi gjithçka në minutat e fundit. Bayern Munich përmbysi St. Paulin duke fituar 3-1 me dy gola në kohën shtesë. Hountondji i dha shpresë mysafirëve në minutën e 6-të, më pas shënuan Guerreiro (44’), Luis Diaz (93’) dhe Jackson (96’). Në kohën shtesë u regjistruan edhe befasia e Werder Bremen (i barazuar 1-1 nga Cologne). Si dhe rimëkëmbja spektakolare e Heidenheim në fushën e Union Berlinit (2-1). Hoffenheim mundi lehtësisht Augsburgun 3-0.

Bayern Munich-St. Pauli 3-1

Bayern Munich shpëtoi në minutat shtesë, duke përmbysur rezultatin dhe fituar 3-1 ndaj St. Paulit me dy gola në kohën shtesë. Menjëherë në fillim, mysafirët kaluan në avantazh. Në minutën e 6-të, Hountondji befasoi Allianz Arenën me golin 1-0. Bavarezët shtuan presionin duke kërkuar barazimin, i cili erdhi pak para fundit të pjesës së parë, me Guerreiro në të 44-ën.

E gjithë pjesa e dytë ishte nën kontrollin e kampionëve. Por nuk mundën të gjenin golin vendimtar deri në minutën e 93-të, kur Luis Diaz shënoi golin e avantazhit 2-1, pas asistit të Kimmich. Më pas, në minutën e 96-të, Nicolas Jackson vulosi rezultatin përfundimtar 3-1. Kjo ishte fitorja e 11-të e Bayern Munich, i cili mbetet në krye të tabelës me 34 pikë të paprekura. Për St. Paulin, kjo ishte vetëm një iluzion i mirë, pasi ekipi mbetet në zonën e rënies me 7 pikë.

Hoffenheim-Augsburg 3-0

Hoffenheim e pati gjithçka nën kontroll në shtëpi, duke mundur Augsburgun 3-0 dhe duke mbyllur praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë. Në minutën e 16-të, Touré shënoi golin e parë pas asistit të Burger. Po Burger ishte protagonist edhe në minutën e 26-të, duke shënuar golin e dytë pas goditjes së Promel të ndaluar nga Dahmen. Goli i tretë erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë, me një autogol të Zesiger, pas kombinimit me Coufal. Në pjesën e dytë Augsburg tentoi të reagojë, por vetëm arriti një gol të anuluar në minutën e 83-të nga Essende. Hoffenheim fiton dhe ngjitet në 23 pikë, ndërsa Augsburg mbetet me 10.

Werder Bremen-Cologne 1-1

Werder Bremen pësoi befasinë në fund, duke u barazuar 1-1 në shtëpi nga Cologne. Bardhëjeshilët dominuan pjesën e parë dhe në minutën e 22-të Friedl shënoi pas krosimit nga Stage, për 1-0. Pjesa e dytë ishte më e luftuar, dhe Cologne gjeti barazimin në minutën e 91-të me El Malas. Në kohën shtesë (96’), Werderi mbeti me 10 lojtarë pas dënimit të dytë të Stark. Me këtë barazim, Werder Bremen arrin në 16 pikë, një më shumë se Kolonia me 15.

Union Berlin-Heidenheim 1-2

Heidenheim bëri një rimëkëmbje të pabesueshme, duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-2 në fushën e Union Berlinit mes minutave 90’ dhe 95’. Mysafirët filluan me frikë, duke rrezikuar në minutën e 9-të me goditje në traversë nga Honsek. Union Berlin kaloi në avantazh në minutën e 43-të me Khedira, pas asistit të Ansah. Por në minutat e fundit ndodhi çudia. Në minutën e 90’, Schimmer barazoi shifrat, dhe në minutën e 95’ Schoppner shënoi golin e fitores, pas asistit të Ibrahimovic. Kjo ishte fitorja e dytë sezonale për Heidenheim, që ngjitet në 8 pikë dhe arrin zonën e play-out. Union Berlin mbetet me 15 pikë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI