Flash

New York Times: Trump ka folur në telefon me Maduron

Lapsi.al 28 November 2025
New York Times: Trump ka folur në telefon me Maduron

Donald Trump pati një bisedë telefonike me presidentin venezuelian Nicolas Maduro javën e kaluar. Lajmin e zbulon New York Times. Trump dhe Maduro thuhet se diskutuan mbajtjen e një takimi të mundshëm midis tyre në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë gazeta shton se nuk është planifikuar asnjë takim në ndërkohë.

Uashingtoni ka dërguar në Karaibe aeroplanmbajtësen më të madhe në botë, të shoqëruar nga avionë shkatërrues, anije zbarkimi, një nëndetëse, mijëra marinsa dhe avionë luftarakë të përparuar. Zyrtarisht thuhet se janë pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës.

Ushtria amerikane ka sulmuar dhjetëra anije në zonën e gjerë detare për muaj të tërë, duke pretenduar se ata dyshohet se janë trafikantë droge. Gjithashtu të martën, Shtetet e Bashkuara e shpallën zyrtarisht “Kartelin Sun” si një organizatë terroriste, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit.

Uashingtoni ia atribuon rolin udhëheqës të kartelit Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI